Muhamed ibn Selami na ka thënë: Na ka treguar Ebu Muaviu, e ky nga Ameshi se Shekiku tregon: “Një ditë isha duke ndenjur me Ebu Musain dhe Abdullah ibn Mesudin (Allahu qoftë i kënaqur me ta!). Ebu Musai i tha Abdullahut: - Sikur një njeri të bëhej xhunub dhe për një muaj rresht të mos gjente ujë, a nuk do të duhej të merrte tejemum dhe të falej? Çfarë mendoni për ajetin në suren Maide: “... e nëse nuk gjeni ujë, atëherë merrni tejemum me tokë të pastër...” ? (Maide, 6) - Sikur t'u lejohej kjo, frikësohem se, kur të ndiejnë të ftohtë nga uji do të marrin tejemum me dhé, - i tha Abdullahu. Ameshi e pyeti Shekikun: “A për këtë arsye e urren marrjen e tejemumit?” - Po, - i tha Shekiku, pastaj vazhdoi së rrëfyeri: Ebu Musai sërish e pyeti Abdullahun: - A nuk e ke dëgjuar fjalën e Amarit, që ia pati thënë Omerit: “Pejgamberi ﷺ më pati dërguar për të kryer një punë dhe, gjatë rrugës, qeshë bërë xhunub e nuk pata gjetur ujë, andaj qeshë rrokullisur nëpër tokë, siç rrokulliset kafsha. Kur ia pata përmendur këtë Pejgamberit ﷺ, më pati thënë: “Do të të kishte mjaftuar të veproje kështu” - pati prekur tokën me dorë, i pati shkundur duart dhe e pati fshirë shpinën e dorës (së djathtë) me të majtën (dhe anasjelltas) e pastaj, me të dyja, e pati fshirë edhe fytyrën?” - A nuk e ke vënë re se Omerit nuk i qe mbushur mendja nga fjala e Amarit? - i tha Abdullahu. Jaëlai në transmetimin e tij nga Ameshi, e ky nga Shekiku ka shtuar: “Isha me Abdullahun dhe Ebu Musain kur ky i fundit iu drejtua Abdullahut: “A nuk e ke dëgjuar fjalën e Amarit, që i pati thënë Omerit: “Pejgamberi ﷺ na pati dërguar ne dy për një punë dhe unë qeshë bërë xhunub, andaj qeshë rrokullisur nëpër dhé. E, kur qemë kthyer te Pejgamberi ﷺ, i patëm treguar për këtë dhe na pati thënë: “Do të të mjaftonte kjo” - pati fshirë fytyrën dhe shuplakat një herë.”
حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ سَلاَمٍ قَالَ: أَخْبَرَنَا أَبُو مُعَاوِيَةَ، عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ شَقِيقٍ قَالَ: كُنْتُ جَالِسًا مَعَ عَبْدِ اللَّهِ وَأَبِي مُوسَى الأَشْعَرِيِّ فَقَالَ لَهُ أَبُو مُوسَى: لَوْ أَنَّ رَجُلاً أَجْنَبَ، فَلَمْ يَجِدِ الْمَاءَ شَهْرًا، أَمَا كَانَ يَتَيَمَّمُ وَيُصَلِّي؟ فَكَيْفَ تَصْنَعُونَ بِهَذِهِ الآيَةِ فِي سُورَةِ الْمَائِدَةِ: ﴿فَلَمْ تَجِدُوا مَاءً فَتَيَمَّمُوا صَعِيدًا طَيِّبًا﴾ ؟ [المائدة: ٦] فَقَالَ عَبْدُ اللَّهِ: لَوْ رُخِّصَ لَهُمْ فِي هَذَا لأَوْشَكُوا إِذَا بَرَدَ عَلَيْهِمُ الْمَاءُ أَنْ يَتَيَمَّمُوا الصَّعِيدَ. قُلْتُ: وَإِنَّمَا كَرِهْتُمْ هَذَا لِذَا. قَالَ: نَعَمْ. فَقَالَ أَبُو مُوسَى: أَلَمْ تَسْمَعْ قَوْلَ عَمَّارٍ لِعُمَرَ؟ بَعَثَنِي رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فِي حَاجَةٍ فَأَجْنَبْتُ، فَلَمْ أَجِدِ الْمَاءَ، فَتَمَرَّغْتُ فِي الصَّعِيدِ كَمَا تَمَرَّغُ الدَّابَّةُ، فَذَكَرْتُ ذَلِكَ لِلنَّبِيِّ ﷺ فَقَالَ: "إِنَّمَا كَانَ يَكْفِيكَ أَنْ تَصْنَعَ هَكَذَا". فَضَرَبَ بِكَفِّهِ ضَرْبَةً عَلَى الأَرْضِ ثُمَّ نَفَضَهَا، ثُمَّ مَسَحَ بِهَا ظَهْرَ كَفِّهِ بِشِمَالِهِ، أَوْ ظَهْرَ شِمَالِهِ بِكَفِّهِ، ثُمَّ مَسَحَ بِهَا وَجْهَهُ. فَقَالَ عَبْدُ اللَّهِ: أَلَمْ تَرَ عُمَرَ لَمْ يَقْنَعْ بِقَوْلِ عَمَّارٍ؟ وَزَادَ يَعْلَى عَنِ الأَعْمَشِ عَنْ شَقِيقٍ قَالَ: كُنْتُ مَعَ عَبْدِ اللَّهِ وَأَبِي مُوسَى فَقَالَ أَبُو مُوسَى: أَلَمْ تَسْمَعْ قَوْلَ عَمَّارٍ لِعُمَرَ؟ إِنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ بَعَثَنِي أَنَا وَأَنْتَ فَأَجْنَبْتُ فَتَمَعَّكْتُ بِالصَّعِيدِ، فَأَتَيْنَا رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَأَخْبَرْنَاهُ فَقَالَ: "إِنَّمَا كَانَ يَكْفِيكَ هَكَذَا". وَمَسَحَ وَجْهَهُ وَكَفَّيْهِ وَاحِدَةً