Sahihu i Buhariut — Hadithi 3471

Rrëfimet e pejgamberëve · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, i Dërguari i Allahut ﷺ e fali namazin e sabahut, u kthye nga njerëzit dhe tha: “Teksa një burrë po i grahte një lope, hipi mbi të dhe filloi ta godasë, e ajo i tha: “Nuk jemi krijuar për këtë gjë, ne jemi krijuar për bujqësi.” Papritmas, njerëzit (të habitur) thanë: “Subhanallah! Lopë që flet?” Pejgamberi ﷺ tha: “Unë e besoj këtë, e edhe Ebu Bekri me Omerin.” - Por, ata të dy nuk ishin të pranishëm. - Pastaj vazhdoi: “Teksa një bari po i ruante delet, ujku i rrëmbeu një dele dhe bariu filloi ta ndjekë derisa e shpëtoi delen. Ujku i tha: “Këtë e shpëtove prej meje, por kush do ta ruajë në ditët e fitneve, ditët kur nuk do të ketë rojtar përveç meje?” Njerëzit thanë: “Subhanallah! Ujk që flet?” Pejgamberi ﷺ tha: “Unë e besoj këtë, e edhe Ebu Bekri me Omerin.” Por, asnjëri prej tyre nuk ishte i pranishëm.” Aliu na ka thënë: “Na ka treguar Sufjani nga Misari, e ky nga Sad ibn Ibrahimi, e ky nga Ebu Seleme, e ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ ngjashëm.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ: حَدَّثَنَا أَبُو الزِّنَادِ، عَنِ الأَعْرَجِ، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: صَلَّى رَسُولُ اللَّهِ ﷺ صَلاَةَ الصُّبْحِ، ثُمَّ أَقْبَلَ عَلَى النَّاسِ، فَقَالَ: "بَيْنَا رَجُلٌ يَسُوقُ بَقَرَةً إِذْ رَكِبَهَا فَضَرَبَهَا فَقَالَتْ: إِنَّا لَمْ نُخْلَقْ لِهَذَا، إِنَّمَا خُلِقْنَا لِلْحَرْثِ". فَقَالَ النَّاسُ: سُبْحَانَ اللَّهِ بَقَرَةٌ تَكَلَّمُ!. فَقَالَ: "فَإِنِّي أُومِنُ بِهَذَا أَنَا وَأَبُو بَكْرٍ وَعُمَرُ - وَمَا هُمَا ثَمَّ - وَبَيْنَمَا رَجُلٌ فِي غَنَمِهِ إِذْ عَدَا الذِّئْبُ فَذَهَبَ مِنْهَا بِشَاةٍ، فَطَلَبَ حَتَّى كَأَنَّهُ اسْتَنْقَذَهَا مِنْهُ، فَقَالَ لَهُ الذِّئْبُ: هَذَا اسْتَنْقَذْتَهَا مِنِّي فَمَنْ لَهَا يَوْمَ السَّبُعِ؟، يَوْمَ لاَ رَاعِيَ لَهَا غَيْرِي؟" فَقَالَ النَّاسُ: سُبْحَانَ اللَّهِ ذِئْبٌ يَتَكَلَّمُ!. قَالَ: "فَإِنِّي أُومِنُ بِهَذَا أَنَا وَأَبُو بَكْرٍ وَعُمَرُ". وَمَا هُمَا ثَمَّ. وَحَدَّثَنَا عَلِيٌّ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنْ مِسْعَرٍ، عَنْ سَعْدِ بْنِ إِبْرَاهِيمَ، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ بِمِثْلِهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3471