Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Davud ibn Ebu Furati, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Burejde, e ky nga Jahja ibn Jameri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) bashkëshortja e Pejgamberi ﷺ tregon: “E pyeta të Dërguarin e Allahut ﷺ rreth murtajës, e në atë rast ai më tha: "Murtaja është dënim që Allahu e çon mbi kë të dojë, ndërsa për besimtarët e ka bërë mëshirë. Nëse dikush vazhdon të qëndrojë në një vend ku ka rënë murtaja, duke bërë durim dhe duke llogaritur shpërblimin, i bindur se nuk do ta godasë asgjë përveç asaj që Allahu ia ka caktuar, do të shpërblehet sikurse shehidi.”
حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا دَاوُدُ بْنُ أَبِي الْفُرَاتِ: حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ بُرَيْدَةَ، عَنْ يَحْيَى بْنِ يَعْمَرَ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - زَوْجِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَتْ: سَأَلْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ عَنِ الطَّاعُونِ، فَأَخْبَرَنِي: "أَنَّهُ عَذَابٌ يَبْعَثُهُ اللَّهُ عَلَى مَنْ يَشَاءُ، وَأَنَّ اللَّهَ جَعَلَهُ رَحْمَةً لِلْمُؤْمِنِينَ، لَيْسَ مِنْ أَحَدٍ يَقَعُ الطَّاعُونُ فَيَمْكُثُ فِي بَلَدِهِ صَابِرًا مُحْتَسِبًا، يَعْلَمُ أَنَّهُ لاَ يُصِيبُهُ إِلاَّ مَا كَتَبَ اللَّهُ لَهُ، إِلاَّ كَانَ لَهُ مِثْلُ أَجْرِ شَهِيدٍ".