Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se kurejshët i brente çështja e gruas së fisit mahzum, e cila kishte vjedhur, andaj thanë: “Kush merr guximin të ndërmjetësojë tek i Dërguari i Allahut ﷺ për këtë?” Thanë: “E kush tjetër, përveç Usame ibn Zejdit, atij që Pejgamberi ﷺ e do shumë.” Kështu, Usame shkoi dhe foli me të, por i Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Po ndërmjetëson në një prej ndëshkimeve të përcaktuara të Allahut?” Pastaj u ngrit dhe u ligjëroi njerëzve e tha: “Ata që ishin para jush janë shkatërruar se, kur vidhte i privilegjuari, e falnin, e, kur vidhte i dobëti, e dënonin. Betohem në Allahun se, sikur Fatimja, e bija e Muhamedit, të vidhte, do t'ia prisja dorën.”
حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا لَيْثٌ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ عُرْوَةَ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها -: أَنَّ قُرَيْشًا أَهَمَّهُمْ شَأْنُ الْمَرْأَةِ الْمَخْزُومِيَّةِ الَّتِي سَرَقَتْ، فَقَالَ: وَمَنْ يُكَلِّمُ فِيهَا رَسُولَ اللَّهِ ﷺ؟ فَقَالُوا: وَمَنْ يَجْتَرِئُ عَلَيْهِ إِلاَّ أُسَامَةُ بْنُ زَيْدٍ، حِبُّ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ؟ فَكَلَّمَهُ أُسَامَةُ، فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "أَتَشْفَعُ فِي حَدٍّ مِنْ حُدُودِ اللَّهِ؟" ثُمَّ قَامَ فَاخْتَطَبَ، ثُمَّ قَالَ: "إِنَّمَا أَهْلَكَ الَّذِينَ قَبْلَكُمْ أَنَّهُمْ كَانُوا إِذَا سَرَقَ فِيهِمُ الشَّرِيفُ تَرَكُوهُ، وَإِذَا سَرَقَ فِيهِمُ الضَّعِيفُ أَقَامُوا عَلَيْهِ الْحَدَّ، وَايْمُ اللَّهِ، لَوْ أَنَّ فَاطِمَةَ ابْنَةَ مُحَمَّدٍ سَرَقَتْ لَقَطَعْتُ يَدَهَا".