Sahihu i Buhariut — Hadithi 3476

Rrëfimet e pejgamberëve · Transmetuesi: Abdullah ibn Mesudi

Shqip

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Abdulmelik ibn Mejsera, e ky e ka dëgjuar Nazal ibn Sebra Hilaliun se Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Dëgjova dikë duke lexuar një ajet ndryshe nga ajo që kisha dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke e lexuar, andaj shkova te Pejgamberi ﷺ dhe i tregova, por vërejta në fytyrën e tij se nuk i pëlqeu, pastaj tha: “Të dy e keni mirë. Mos u përçani mes vete, sepse ata që kanë qenë para jush janë shkatërruar pasi janë përçarë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا آدَمُ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْمَلِكِ بْنُ مَيْسَرَةَ قَالَ: سَمِعْتُ النَّزَّالَ بْنَ سَبْرَةَ الْهِلاَلِيَّ، عَنِ ابْنِ مَسْعُودٍ - رضى الله عنه - قَالَ: سَمِعْتُ رَجُلاً قَرَأَ آيةً، وَسَمِعْتُ النَّبِيَّ ﷺ يَقْرَأُ خِلاَفَهَا فَجِئْتُ بِهِ النَّبِيَّ ﷺ فَأَخْبَرْتُهُ فَعَرَفْتُ فِي وَجْهِهِ الْكَرَاهِيَةَ وَقَالَ: "كِلاَكُمَا مُحْسِنٌ، وَلاَ تَخْتَلِفُوا، فَإِنَّ مَنْ كَانَ قَبْلَكُمُ اخْتَلَفُوا فَهَلَكُوا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3476