Sahihu i Buhariut — Hadithi 3488

Rrëfimet e pejgamberëve · Transmetuesi: Muavi ibn Ebu Sufjani

Shqip

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Amër ibn Murra se Seid ibn Musejebi tregon: “Herën e fundit kur Muavi ibn Ebu Sufjani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) erdhi në Medinë, gjatë ligjërimit, nxori një parukë dhe tha: “Përveç hebrenjve, nuk di që dikush i përdor këto. Këtë Pejgamberi ﷺ e ka quajtur mashtrim. Pra, përdorimin e parukës.” Transmetimin e Ademit e ka fuqizuar Gunderi nga Shuëbe.

Arabisht

حَدَّثَنَا آدَمُ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ: حَدَّثَنَا عَمْرُو بْنُ مُرَّةَ: سَمِعْتُ سَعِيدَ بْنَ الْمُسَيَّبِ قَالَ: قَدِمَ مُعَاوِيَةُ بْنُ أَبِي سُفْيَانَ الْمَدِينَةَ آخِرَ قَدْمَةٍ قَدِمَهَا، فَخَطَبَنَا فَأَخْرَجَ كُبَّةً مِنْ شَعَرٍ فَقَالَ: مَا كُنْتُ أُرَى أَنَّ أَحَدًا يَفْعَلُ هَذَا غَيْرَ الْيَهُودِ؟ إِنَّ النَّبِيَّ ﷺ سَمَّاهُ الزُّورَ، يَعْنِي الْوِصَالَ فِي الشَّعَرِ. تَابَعَهُ غُنْدَرٌ عَنْ شُعْبَةَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3488