{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/349",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/349",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 349",
  "text": "Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ebu Dherri transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “ (Një natë,) teksa isha në Mekë, u hap çatia e shtëpisë dhe zbriti Xhibrili, i cili ma hapi gjoksin dhe ma pastroi me ujë Zemzemi. Pastaj, solli një enë prej ari, të mbushur me urtësi e besim dhe ma derdhi në gjoks e ma mbylli (gjoksin) . Më pas, më kapi për dore dhe më ngriti deri në qiellin e dynjasë. Kur arritëm aty, Xhibrili i tha rojës së qiellit: - Hape. - Kush është? - pyeti roja. - Xhibrili. - A është ndokush me ty? - pyeti roja. - Po, me mua është Muhamedi ﷺ, - ia ktheu Xhibrili. - A i ka zbritur shpallja? - pyeti roja. - Po, - tha Xhibrili. Pasi e hapi derën, përshkuam qiellin e dynjasë, kur ja, një burrë ulur, në të djathtën e të cilit ndodheshin turma njerëzish e po ashtu në të majtë të tij. Sa herë që shikonte në të djathtë, qeshte, e, sa herë që shikonte në të majtë, qante. (Kur më pa) më tha: “Mirë se vjen, o Pejgamber i mirë dhe bir i mirë!” E pyeta Xhibrilin: - Kush është ky? - Ademi. Ndërkaq, këto turma në të djathtë dhe të majtë janë pasardhësit e tij. Këta nga e djathta janë banorët e Xhenetit, kurse turma në të majtë janë banorët e Zjarrit. Sa herë që shikon në të djathtë, qesh, e, sa herë që shikon në të majtë, qan, - tha ai. Kur u ngjitëm te qielli i dytë, (Xhibrili) i tha rojës së qiellit: “Hape.” Edhe ky e pyeti sikurse i pari, pastaj e hapi derën.” Enesi thotë: “Pastaj Pejgamberi ﷺ tregoi se i ka parë nëpër qiej Ademin, Idrisin, Musain, Isain dhe Ibrahimin, paqja e Allahut qoftë mbi ta! (Ndërkaq, Ebu Dherri, në transmetimin e tij) Nuk përmend vendqëndrimet e tyre, përveç për Ademin, për të cilin ka thënë se është në qiellin e dynjasë dhe për Ibrahimin, se është në qiellin e gjashtë. Enesi thotë: “E, kur Xhibrili dhe Pejgamberi ﷺ kaluan tek Idrisi ﷺ , ai i tha: “Mirë se vjen, o Pejgamber i mirë dhe vëlla i mirë!” Pejgamberi ﷺ thotë: “E pyeta Xhibrilin: “Kush është ky?” Më tha: “Ky është Idrisi.” Pastaj kaluam te Musai ﷺ dhe më tha: “Mirë se vjen, o Pejgamber i mirë dhe vëlla i mirë!” Pyeta: “Po ky, kush është?” - Ky është Musai, - më tha Xhibrili. Pastaj kaluam tek Isai ﷺ dhe më tha: “Mirë se vjen, o vëlla i mirë dhe Pejgamber i mirë!” E pyeta Xhibrilin: “Kush është ky?” Më tha: “Ky është Isai.” Pastaj kaluam tek Ibrahimi ﷺ dhe më tha: “Mirë se vjen, o Pejgamber i mirë dhe bir i mirë!” Pyeta: “E ky, kush është?” Xhibrili më tha: “Ky është Ibrahimi ﷺ.” Ibn Shihabi më ka thënë: “Më ka rrëfyer Ibn Hazmi se Ibn Abasi dhe Ebu Habe Ensariu transmetojnë se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Pastaj jam ngritur derisa kam arritur në një lartësi ku dëgjoja edhe fëshfërimën e lapsave (që shkruajnë caktimet vjetore nga Pllaka e Ruajtur) .” Ibn Hazmi dhe Enesi ibn Maliku ka thënë: “Pejgamberi ﷺ tha: “Allahu ia obligoi umetit tim pesëdhjetë namaze. U ktheva me këtë urdhër, por, duke kaluar pranë Musait, më pyeti: - Çfarë i obligoi Allahu umetit tënd? - I obligoi pesëdhjetë namaze, - i thashë. - Kthehu te Zoti yt (dhe kërko lehtësim) , sepse umeti yt nuk mund ta përballojë këtë, - më tha ai. U ktheva dhe kërkova lehtësim, kurse Allahu ﷻ e përgjysmoi numrin e tyre. U ktheva te Musai dhe i thashë që Ai hoqi gjysmën e tyre. Ai prapë më tha: “Kthehu dhe kërko sërish të ta lehtësojë, sepse umeti yt nuk mund ta përballojë.” U ktheva, ndërsa Allahu ﷻ sërish e hoqi gjysmën e tyre. Kur u ktheva te Musai, më tha: “Kthehu, sepse umeti yt nuk mund ta përballojë.” Së treti, Allahu ﷻ tha: “Ato janë pesë (për t'u kryer) , por janë pesëdhjetë (për t'u shpërblyer) . Unë nuk i luaj fjalët .” Pasi u ktheva, Musai më tha: “Kthehu sërish te Zoti yt.” Mirëpo, u turpërova nga Zoti im (andaj nuk u ktheva) . Pastaj, rrugëtimi vazhdoi, derisa arrita në Sidretul Munteha, e cila mbulohej nga një mori ngjyrash, që nuk e dija çfarë ishin. Më futën edhe në Xhenet, aty pashë kube (pallat të vogël) prej margaritarëve, dheu i të cilit (Xhenetit) ishte prej myshkut.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Namazi",
    "position": 8,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/8/namazi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 349",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Enes ibn Malik Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ بُكَيْرٍ قَالَ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ، عَنْ يُونُسَ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ قَالَ: كَانَ أَبُو ذَرٍّ يُحَدِّثُ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: \"فُرِجَ عَنْ سَقْفِ بَيْتِي وَأَنَا بِمَكَّةَ، فَنَزَلَ جِبْرِيلُ فَفَرَجَ صَدْرِي، ثُمَّ غَسَلَهُ بِمَاءِ زَمْزَمَ، ثُمَّ جَاءَ بِطَسْتٍ مِنْ ذَهَبٍ مُمْتَلِئٍ حِكْمَةً وَإِيمَانًا، فَأَفْرَغَهُ فِي صَدْرِي ثُمَّ أَطْبَقَهُ، ثُمَّ أَخَذَ بِيَدِي فَعَرَجَ بِي إِلَى السَّمَاءِ الدُّنْيَا، فَلَمَّا جِئْتُ إِلَى السَّمَاءِ الدُّنْيَا. قَالَ جِبْرِيلُ لِخَازِنِ السَّمَاءِ: افْتَحْ. قَالَ: مَنْ هَذَا؟ قَالَ: جِبْرِيلُ. قَالَ: هَلْ مَعَكَ أَحَدٌ؟ قَالَ: نَعَمْ، مَعِي مُحَمَّدٌ ﷺ. فَقَالَ: أَأُرْسِلَ إِلَيْهِ؟ قَالَ: نَعَمْ. فَلَمَّا فَتَحَ عَلَوْنَا السَّمَاءَ الدُّنْيَا، فَإِذَا رَجُلٌ قَاعِدٌ عَلَى يَمِينِهِ أَسْوِدَةٌ وَعَلَى يَسَارِهِ أَسْوِدَةٌ، إِذَا نَظَرَ قِبَلَ يَمِينِهِ ضَحِكَ، وَإِذَا نَظَرَ قِبَلَ يَسَارِهِ بَكَى، فَقَالَ: مَرْحَبًا بِالنَّبِيِّ الصَّالِحِ وَالاِبْنِ الصَّالِحِ. قُلْتُ لِجِبْرِيلَ: مَنْ هَذَا؟ قَالَ: هَذَا آدَمُ. وَهَذِهِ الأَسْوِدَةُ عَنْ يَمِينِهِ وَشِمَالِهِ نَسَمُ بَنِيهِ، فَأَهْلُ الْيَمِينِ مِنْهُمْ أَهْلُ الْجَنَّةِ، وَالأَسْوِدَةُ الَّتِي عَنْ شِمَالِهِ أَهْلُ النَّارِ، فَإِذَا نَظَرَ عَنْ يَمِينِهِ ضَحِكَ، وَإِذَا نَظَرَ قِبَلَ شِمَالِهِ بَكَى، حَتَّى عَرَجَ بِي إِلَى السَّمَاءِ الثَّانِيَةِ فَقَالَ لِخَازِنِهَا: افْتَحْ. فَقَالَ لَهُ خَازِنُهَا مِثْلَ مَا قَالَ الأَوَّلُ فَفَتَحَ\". قَالَ أَنَسٌ: فَذَكَرَ أَنَّهُ وَجَدَ فِي السَّمَوَاتِ آدَمَ وَإِدْرِيسَ وَمُوسَى وَعِيسَى وَإِبْرَاهِيمَ - صَلَوَاتُ اللَّهِ عَلَيْهِمْ - وَلَمْ يُثْبِتْ كَيْفَ مَنَازِلُهُمْ، غَيْرَ أَنَّهُ ذَكَرَ أَنَّهُ وَجَدَ آدَمَ فِي السَّمَاءِ الدُّنْيَا، وَإِبْرَاهِيمَ فِي السَّمَاءِ السَّادِسَةِ. قَالَ أَنَسٌ: فَلَمَّا مَرَّ جِبْرِيلُ بِالنَّبِيِّ ﷺ بِإِدْرِيسَ قَالَ: \"مَرْحَبًا بِالنَّبِيِّ الصَّالِحِ وَالأَخِ الصَّالِحِ. فَقُلْتُ: مَنْ هَذَا؟ قَالَ: هَذَا إِدْرِيسُ. ثُمَّ مَرَرْتُ بِمُوسَى فَقَالَ: مَرْحَبًا بِالنَّبِيِّ الصَّالِحِ وَالأَخِ الصَّالِحِ. قُلْتُ: مَنْ هَذَا؟ قَالَ: هَذَا مُوسَى. ثُمَّ مَرَرْتُ بِعِيسَى فَقَالَ: مَرْحَبًا بِالأَخِ الصَّالِحِ وَالنَّبِيِّ الصَّالِحِ. قُلْتُ: مَنْ هَذَا؟ قَالَ: هَذَا عِيسَى. ثُمَّ مَرَرْتُ بِإِبْرَاهِيمَ فَقَالَ: مَرْحَبًا بِالنَّبِيِّ الصَّالِحِ وَالاِبْنِ الصَّالِحِ. قُلْتُ: مَنْ هَذَا؟ قَالَ: هَذَا إِبْرَاهِيمُ ﷺ\". قَالَ ابْنُ شِهَابٍ: فَأَخْبَرَنِي ابْنُ حَزْمٍ أَنَّ ابْنَ عَبَّاسٍ وَأَبَا حَبَّةَ الأَنْصَارِيَّ كَانَا يَقُولاَنِ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: \"ثُمَّ عُرِجَ بِي حَتَّى ظَهَرْتُ لِمُسْتَوًى أَسْمَعُ فِيهِ صَرِيفَ الأَقْلاَمِ\". قَالَ ابْنُ حَزْمٍ وَأَنَسُ بْنُ مَالِكٍ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: \"فَفَرَضَ اللَّهُ عَلَى أُمَّتِي خَمْسِينَ صَلاَةً، فَرَجَعْتُ بِذَلِكَ حَتَّى مَرَرْتُ عَلَى مُوسَى فَقَالَ: مَا فَرَضَ اللَّهُ لَكَ عَلَى أُمَّتِكَ؟ قُلْتُ: فَرَضَ خَمْسِينَ صَلاَةً. قَالَ مُوسَى: فَارْجِعْ إِلَى رَبِّكَ، فَإِنَّ أُمَّتَكَ لاَ تُطِيقُ ذَلِكَ. فَرَاجَعْتُ فَوَضَعَ شَطْرَهَا، فَرَجَعْتُ إِلَى مُوسَى قُلْتُ: وَضَعَ شَطْرَهَا. قَالَ: رَاجِعْ رَبَّكَ، فَإِنَّ أُمَّتَكَ لاَ تُطِيقُ. فَرَاجَعْتُ فَوَضَعَ شَطْرَهَا، فَرَجَعْتُ إِلَيْهِ. فَقَالَ: ارْجِعْ إِلَى رَبِّكَ، فَإِنَّ أُمَّتَكَ لاَ تُطِيقُ ذَلِكَ. فَرَاجَعْتُهُ، فَقَالَ: هُنَّ خَمْسٌ وَهُنَّ خَمْسُونَ، لاَ يُبَدَّلُ الْقَوْلُ لَدَىَّ. فَرَجَعْتُ إِلَى مُوسَى. فَقَالَ: رَاجِعْ رَبَّكَ. فَقُلْتُ: اسْتَحْيَيْتُ مِنْ رَبِّي. ثُمَّ انْطَلَقَ بِي حَتَّى انْتَهَى بِي إِلَى سِدْرَةِ الْمُنْتَهَى، وَغَشِيَهَا أَلْوَانٌ لاَ أَدْرِي مَا هِيَ، ثُمَّ أُدْخِلْتُ الْجَنَّةَ، فَإِذَا فِيهَا حَبَايِلُ اللُّؤْلُؤِ، وَإِذَا تُرَابُهَا الْمِسْكُ\".",
    "albanian": "Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ebu Dherri transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “ (Një natë,) teksa isha në Mekë, u hap çatia e shtëpisë dhe zbriti Xhibrili, i cili ma hapi gjoksin dhe ma pastroi me ujë Zemzemi. Pastaj, solli një enë prej ari, të mbushur me urtësi e besim dhe ma derdhi në gjoks e ma mbylli (gjoksin) . Më pas, më kapi për dore dhe më ngriti deri në qiellin e dynjasë. Kur arritëm aty, Xhibrili i tha rojës së qiellit: - Hape. - Kush është? - pyeti roja. - Xhibrili. - A është ndokush me ty? - pyeti roja. - Po, me mua është Muhamedi ﷺ, - ia ktheu Xhibrili. - A i ka zbritur shpallja? - pyeti roja. - Po, - tha Xhibrili. Pasi e hapi derën, përshkuam qiellin e dynjasë, kur ja, një burrë ulur, në të djathtën e të cilit ndodheshin turma njerëzish e po ashtu në të majtë të tij. Sa herë që shikonte në të djathtë, qeshte, e, sa herë që shikonte në të majtë, qante. (Kur më pa) më tha: “Mirë se vjen, o Pejgamber i mirë dhe bir i mirë!” E pyeta Xhibrilin: - Kush është ky? - Ademi. Ndërkaq, këto turma në të djathtë dhe të majtë janë pasardhësit e tij. Këta nga e djathta janë banorët e Xhenetit, kurse turma në të majtë janë banorët e Zjarrit. Sa herë që shikon në të djathtë, qesh, e, sa herë që shikon në të majtë, qan, - tha ai. Kur u ngjitëm te qielli i dytë, (Xhibrili) i tha rojës së qiellit: “Hape.” Edhe ky e pyeti sikurse i pari, pastaj e hapi derën.” Enesi thotë: “Pastaj Pejgamberi ﷺ tregoi se i ka parë nëpër qiej Ademin, Idrisin, Musain, Isain dhe Ibrahimin, paqja e Allahut qoftë mbi ta! (Ndërkaq, Ebu Dherri, në transmetimin e tij) Nuk përmend vendqëndrimet e tyre, përveç për Ademin, për të cilin ka thënë se është në qiellin e dynjasë dhe për Ibrahimin, se është në qiellin e gjashtë. Enesi thotë: “E, kur Xhibrili dhe Pejgamberi ﷺ kaluan tek Idrisi ﷺ , ai i tha: “Mirë se vjen, o Pejgamber i mirë dhe vëlla i mirë!” Pejgamberi ﷺ thotë: “E pyeta Xhibrilin: “Kush është ky?” Më tha: “Ky është Idrisi.” Pastaj kaluam te Musai ﷺ dhe më tha: “Mirë se vjen, o Pejgamber i mirë dhe vëlla i mirë!” Pyeta: “Po ky, kush është?” - Ky është Musai, - më tha Xhibrili. Pastaj kaluam tek Isai ﷺ dhe më tha: “Mirë se vjen, o vëlla i mirë dhe Pejgamber i mirë!” E pyeta Xhibrilin: “Kush është ky?” Më tha: “Ky është Isai.” Pastaj kaluam tek Ibrahimi ﷺ dhe më tha: “Mirë se vjen, o Pejgamber i mirë dhe bir i mirë!” Pyeta: “E ky, kush është?” Xhibrili më tha: “Ky është Ibrahimi ﷺ.” Ibn Shihabi më ka thënë: “Më ka rrëfyer Ibn Hazmi se Ibn Abasi dhe Ebu Habe Ensariu transmetojnë se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Pastaj jam ngritur derisa kam arritur në një lartësi ku dëgjoja edhe fëshfërimën e lapsave (që shkruajnë caktimet vjetore nga Pllaka e Ruajtur) .” Ibn Hazmi dhe Enesi ibn Maliku ka thënë: “Pejgamberi ﷺ tha: “Allahu ia obligoi umetit tim pesëdhjetë namaze. U ktheva me këtë urdhër, por, duke kaluar pranë Musait, më pyeti: - Çfarë i obligoi Allahu umetit tënd? - I obligoi pesëdhjetë namaze, - i thashë. - Kthehu te Zoti yt (dhe kërko lehtësim) , sepse umeti yt nuk mund ta përballojë këtë, - më tha ai. U ktheva dhe kërkova lehtësim, kurse Allahu ﷻ e përgjysmoi numrin e tyre. U ktheva te Musai dhe i thashë që Ai hoqi gjysmën e tyre. Ai prapë më tha: “Kthehu dhe kërko sërish të ta lehtësojë, sepse umeti yt nuk mund ta përballojë.” U ktheva, ndërsa Allahu ﷻ sërish e hoqi gjysmën e tyre. Kur u ktheva te Musai, më tha: “Kthehu, sepse umeti yt nuk mund ta përballojë.” Së treti, Allahu ﷻ tha: “Ato janë pesë (për t'u kryer) , por janë pesëdhjetë (për t'u shpërblyer) . Unë nuk i luaj fjalët .” Pasi u ktheva, Musai më tha: “Kthehu sërish te Zoti yt.” Mirëpo, u turpërova nga Zoti im (andaj nuk u ktheva) . Pastaj, rrugëtimi vazhdoi, derisa arrita në Sidretul Munteha, e cila mbulohej nga një mori ngjyrash, që nuk e dija çfarë ishin. Më futën edhe në Xhenet, aty pashë kube (pallat të vogël) prej margaritarëve, dheu i të cilit (Xhenetit) ishte prej myshkut.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/349.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/349.json"
  }
}