Sahihu i Buhariut — Hadithi 3500

Virtytet · Transmetuesi: Abdullah ibn Amër ibn Asi

Shqip

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuëbe, e ky nga Zuhriu se Muhamed ibn Xhubejr ibn Mut'imi rrëfen se, - teksa ishte te Muaviu me një delegacion të kurejshëve, - Muaviu dëgjoi se Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) u tha njerëzve se do të paraqitet një mbret nga fisi kahtan, andaj Muaviu u zemërua. Kështu, u ngrit, e lavdëroi Allahun, siç i takon, dhe tha: “E, më pas; Kam dëgjuar se disa po tregojnë gjëra që nuk gjenden as në Librin e Allahut e as janë transmetuar nga i Dërguari i Allahut ﷺ. Të tillët janë injorantë, andaj kini kujdes nga shpresat e kota me të cilat njerëzit devijojnë. Unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Kjo çështje (hilafeti) do të mbetet në mesin e kurejshëve , për sa kohë që ata i përmbahen fesë . Çdokënd që u bëhet rival atyre (në këtë çështje) , Allahu do ta përmbysë me fytyrë përtokë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: كَانَ مُحَمَّدُ بْنُ جُبَيْرِ بْنِ مُطْعِمٍ يُحَدِّثُ أَنَّهُ بَلَغَ مُعَاوِيَةَ - وَهُوَ عِنْدَهُ فِي وَفْدٍ مِنْ قُرَيْشٍ - أَنَّ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ عَمْرِو بْنِ الْعَاصِ يُحَدِّثُ أَنَّهُ سَيَكُونُ مَلِكٌ مِنْ قَحْطَانَ، فَغَضِبَ مُعَاوِيَةُ، فَقَامَ فَأَثْنَى عَلَى اللَّهِ بِمَا هُوَ أَهْلُهُ، ثُمَّ قَالَ: أَمَّا بَعْدُ فَإِنَّهُ بَلَغَنِي أَنَّ رِجَالاً مِنْكُمْ يَتَحَدَّثُونَ أَحَادِيثَ لَيْسَتْ فِي كِتَابِ اللَّهِ، وَلاَ تُؤْثَرُ عَنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ، فَأُولَئِكَ جُهَّالُكُمْ، فَإِيَّاكُمْ وَالأَمَانِيَّ الَّتِي تُضِلُّ أَهْلَهَا، فَإِنِّي سَمِعْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ يَقُولُ: "إِنَّ هَذَا الأَمْرَ فِي قُرَيْشٍ، لاَ يُعَادِيهِمْ أَحَدٌ إِلاَّ كَبَّهُ اللَّهُ عَلَى وَجْهِهِ، مَا أَقَامُوا الدِّينَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3500