Sahihu i Buhariut — Hadithi 3504

Virtytet · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Sadi. [t]: Jakub ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Hurmuz Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ensarët dhe fiset kurejsh, xhuhejne, muzejne, eslem, eshxha dhe gifar janë të afërmit e mi. Ata nuk kanë mbrojtës përveç Allahut dhe të Dërguarit të Tij ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو نُعَيْمٍ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنْ سَعْدٍ؛ [ح:] وَقَالَ يَعْقُوبُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ: حَدَّثَنَا أَبِي، عَنْ أَبِيهِ قَالَ: حَدَّثَنِي عَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنُ هُرْمُزَ الأَعْرَجُ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "قُرَيْشٌ وَالأَنْصَارُ وَجُهَيْنَةُ وَمُزَيْنَةُ وَأَسْلَمُ وَأَشْجَعُ وَغِفَارُ مَوَالِيَّ لَيْسَ لَهُمْ مَوْلًى، دُونَ اللَّهِ وَرَسُولِهِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3504