Sahihu i Buhariut — Hadithi 3516

Virtytet · Transmetuesi: Ebu Bekrete

Shqip

Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Muhamed ibn Ebu Jakubi, e ky e ka dëgjuar Abdurrahman ibn Ebu Bekreten se Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Akra ibn Habisi e pyeti Pejgamberin ﷺ: “Të janë besatuar hajdutët e haxhilerëve nga radhët e fiseve eslem, gifar dhe muzejne, - mendoj se e ka përmendur edhe fisin xhuhejne. - Pejgamberi ﷺ i tha: “A mendon se, nëse fiset eslem, gifar, muzejne, - mendoj se ka përmendur edhe fisin: - xhuhejne, janë më të mira se fiset benu temim, benu amir, esed dhe gatafan, të cilët j anë poshtëruar e janë shkatërruar .” Ai tha: “Po.” Pejgamberi ﷺ iu drejtua: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se ata (të parët) janë më të mirë se këta (të fundit) .” 3516b Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Ejubi, e ky nga Muhamedi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Fiset eslem, gifar dhe një pjesë e fiseve muzejne e xhuhejne janë më të mira tek Allahu, - ose ka thënë: në Ditën e Kiametit, - se fiset esed, temim, hevazin dhe gatafan.”

Arabisht

حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا غُنْدَرٌ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ أَبِي يَعْقُوبَ قَالَ: سَمِعْتُ عَبْدَ الرَّحْمَنِ بْنَ أَبِي بَكْرَةَ، عَنْ أَبِيهِ: أَنَّ الأَقْرَعَ بْنَ حَابِسٍ، قَالَ لِلنَّبِيِّ ﷺ: إِنَّمَا بَايَعَكَ سُرَّاقُ الْحَجِيجِ مِنْ أَسْلَمَ وَغِفَارَ وَمُزَيْنَةَ - وَأَحْسِبُهُ: وَجُهَيْنَةَ ابْنُ أَبِي يَعْقُوبَ شَكَّ - قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "أَرَأَيْتَ إِنْ كَانَ أَسْلَمُ وَغِفَارُ وَمُزَيْنَةُ - وَأَحْسِبُهُ: وَجُهَيْنَةُ - خَيْرًا مِنْ بَنِي تَمِيمٍ وَبَنِي عَامِرٍ وَأَسَدٍ وَغَطَفَانَ، خَابُوا وَخَسِرُوا". قَالَ: نَعَمْ. قَالَ: "وَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ، إِنَّهُمْ لَخَيْرٌ مِنْهُمْ". حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ بْنُ حَرْبٍ حَدَّثَنَا حَمَّادٌ، عَنْ أَيُّوبَ، عَنْ مُحَمَّدٍ عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ - قَالَ: قَالَ: "أَسْلَمُ وَغِفَارُ وَشَيْءٌ مِنْ مُزَيْنَةَ وَجُهَيْنَةَ - أَوْ قَالَ -: شَيْءٌ مِنْ جُهَيْنَةَ أَوْ مُزَيْنَةَ خَيْرٌ عِنْدَ اللَّهِ - أَوْ قَالَ: يَوْمَ الْقِيَامَةِ - مِنْ أَسَدٍ وَتَمِيمٍ وَهَوَازِنَ وَغَطَفَانَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3516