{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/3518",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/3518",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 3518",
  "text": "Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Mahled ibn Jezidi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Amër ibn Dinari se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në një betejë me Pejgamberin ﷺ, ku morën pjesë një grup i madh muhaxhirësh, një muhaxhir trazovaç i dha një shkelm mbrapa një ensariu, i cili u hidhërua aq shumë, saqë të dy filluan t'i thërrasin fiset e tyre në ndihmë. Ensariu thoshte: “O ensarë (ndihmë)!” Muhaxhiri thoshte: “O muhaxhirë (ndihmë)!” Atëherë, Pejgamberi ﷺ doli dhe tha: “Ç'është puna e këtyre thirrjeve të injorancës?” Pastaj tha: “Çfarë kanë?” Dhe, kur i treguan për shqelmin që muhaxhiri ia kishte dhënë ensariut, tha: “Hiquni asaj! Ajo është gjë e shëmtuar.” Abdullah ibn Ubej ibn Seluli tha: “Vallë, janë bashkuar kundër nesh? Nëse kthehemi në Medinë, të fortët do t'i përzënë të dobëtit nga aty.” Omeri tha: “O i Dërguari i Allahut, pse nuk e vrasim këtë të poshtër?” - kishte për qëllim Abdullahun. - Por, Pejgamberi ﷺ tha: “Jo, se pastaj njerëzit do të thonë se (Muhamedi) i vraka shokët e vet.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Virtytet",
    "position": 61,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/61/virtytet"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 3518",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Xhabir ibn Abdullah Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُحَمَّدٌ: أَخْبَرَنَا مَخْلَدُ بْنُ يَزِيدَ: أَخْبَرَنَا ابْنُ جُرَيْجٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي عَمْرُو بْنُ دِينَارٍ، أَنَّهُ سَمِعَ جَابِرًا - رضى الله عنه - يَقُولُ: غَزَوْنَا مَعَ النَّبِيِّ ﷺ وَقَدْ ثَابَ مَعَهُ نَاسٌ مِنَ الْمُهَاجِرِينَ حَتَّى كَثُرُوا، وَكَانَ مِنَ الْمُهَاجِرِينَ رَجُلٌ لَعَّابٌ فَكَسَعَ أَنْصَارِيًّا، فَغَضِبَ الأَنْصَارِيُّ غَضَبًا شَدِيدًا، حَتَّى تَدَاعَوْا، وَقَالَ الأَنْصَارِيُّ: يَا لَلأَنْصَارِ. وَقَالَ الْمُهَاجِرِيُّ: يَا لَلْمُهَاجِرِينَ. فَخَرَجَ النَّبِيُّ ﷺ فَقَالَ: \"مَا بَالُ دَعْوَى أَهْلِ الْجَاهِلِيَّةِ؟\" ثُمَّ قَالَ: \"مَا شَأْنُهُمْ؟\" فَأُخْبِرَ بِكَسْعَةِ الْمُهَاجِرِيِّ الأَنْصَارِيَّ قَالَ: فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: \"دَعُوهَا فَإِنَّهَا خَبِيثَةٌ\". وَقَالَ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ أُبَىٍّ ابْنُ سَلُولَ: أَقَدْ تَدَاعَوْا عَلَيْنَا، لَئِنْ رَجَعْنَا إِلَى الْمَدِينَةِ لَيُخْرِجَنَّ الأَعَزُّ مِنْهَا الأَذَلَّ. فَقَالَ عُمَرُ: أَلاَ نَقْتُلُ يَا رَسُولَ اللَّهِ، هَذَا الْخَبِيثَ؟ لِعَبْدِ اللَّهِ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: \"لاَ يَتَحَدَّثُ النَّاسُ أَنَّهُ كَانَ يَقْتُلُ أَصْحَابَهُ\".",
    "albanian": "Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Mahled ibn Jezidi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Amër ibn Dinari se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në një betejë me Pejgamberin ﷺ, ku morën pjesë një grup i madh muhaxhirësh, një muhaxhir trazovaç i dha një shkelm mbrapa një ensariu, i cili u hidhërua aq shumë, saqë të dy filluan t'i thërrasin fiset e tyre në ndihmë. Ensariu thoshte: “O ensarë (ndihmë)!” Muhaxhiri thoshte: “O muhaxhirë (ndihmë)!” Atëherë, Pejgamberi ﷺ doli dhe tha: “Ç'është puna e këtyre thirrjeve të injorancës?” Pastaj tha: “Çfarë kanë?” Dhe, kur i treguan për shqelmin që muhaxhiri ia kishte dhënë ensariut, tha: “Hiquni asaj! Ajo është gjë e shëmtuar.” Abdullah ibn Ubej ibn Seluli tha: “Vallë, janë bashkuar kundër nesh? Nëse kthehemi në Medinë, të fortët do t'i përzënë të dobëtit nga aty.” Omeri tha: “O i Dërguari i Allahut, pse nuk e vrasim këtë të poshtër?” - kishte për qëllim Abdullahun. - Por, Pejgamberi ﷺ tha: “Jo, se pastaj njerëzit do të thonë se (Muhamedi) i vraka shokët e vet.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3518.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3518.json"
  }
}