Sahihu i Buhariut — Hadithi 352

Namazi · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Asim ibn Muhamedi, e këtij i ka treguar Vakid ibn Muhamedi se Muhamed ibn Munkediri tregon se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u fal me një izar, që e kishte lidhur në qafë, ndërsa rrobat i kishte në varëse. Një person e pyeti: “Po falesh vetëm me një izar?” Xhabiri ia ktheu: “U fala kështu me qëllim që të më shohë një mendjelehtë sikurse ti. Cili prej nesh i posedonte dy palë rrobash në kohën e Pejgamberit ﷺ?!”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ يُونُسَ قَالَ: حَدَّثَنَا عَاصِمُ بْنُ مُحَمَّدٍ قَالَ: حَدَّثَنِي وَاقِدُ بْنُ مُحَمَّدٍ، عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ الْمُنْكَدِرِ قَالَ: صَلَّى جَابِرٌ فِي إِزَارٍ قَدْ عَقَدَهُ مِنْ قِبَلِ قَفَاهُ، وَثِيَابُهُ مَوْضُوعَةٌ عَلَى الْمِشْجَبِ. قَالَ لَهُ قَائِلٌ: تُصَلِّي فِي إِزَارٍ وَاحِدٍ؟ فَقَالَ: إِنَّمَا صَنَعْتُ ذَلِكَ لِيَرَانِي أَحْمَقُ مِثْلُكَ، وَأَيُّنَا كَانَ لَهُ ثَوْبَانِ عَلَى عَهْدِ النَّبِيِّ ﷺ؟

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/352