Sahihu i Buhariut — Hadithi 3524

Virtytet · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Ebu Bishri, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Nëse dëshiron t'i njohësh arabët e kohës paraislame, lexoji ajetet pas ajetit njëqind e tridhjetë të sures Enam: “Të humbur janë ata që i vrasin fëmijët e tyre nga mendjelehtësia dhe padija e i bëjnë të ndaluara ato që ua ka dhuruar Allahu, duke trilluar kështu gënjeshtra rreth Allahut. Ata janë të devijuar dhe aspak të udhëzuar.” (Enam, 140)

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو النُّعْمَانِ: حَدَّثَنَا أَبُو عَوَانَةَ، عَنْ أَبِي بِشْرٍ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ جُبَيْرٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: إِذَا سَرَّكَ أَنْ تَعْلَمَ جَهْلَ الْعَرَبِ فَاقْرَأْ مَا فَوْقَ الثَّلاَثِينَ وَمِائَةٍ فِي سُورَةِ الأَنْعَامِ: ﴿قَدْ خَسِرَ الَّذِينَ قَتَلُوا أَوْلَادَهُمْ سَفَهًا بِغَيْرِ عِلْمٍ وَحَرَّمُوا مَا رَزَقَهُمُ اللَّـهُ افْتِرَاءً عَلَى اللَّـهِ ۚ قَدْ ضَلُّوا وَمَا كَانُوا مُهْتَدِينَ ﴾ [الأنعام: ١٤٠]

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3524