Othman ibn Ebu Shejbe më ka thënë: Na ka treguar Abde, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Hasan ibn Thabiti i kërkoi leje Pejgamberit ﷺ për t'i sulmuar idhujtarët me poezitë e tij, e në atë rast Pejgamberi ﷺ e pyeti: “E si do t'ia bësh me prejardhjen time (që është e përzier me të tyren) ?” Hasani i tha: “Do të të dalloj prej tyre, sikurse qimen që nxirret prej brumit.” Urve ka thënë: “Kur në prani të Aishes fillova ta ofendoja Hasanin, ajo më tha: “Mos e ofendo atë, sepse ai e mbronte Pejgamberin ﷺ (me poezitë e tij).”
حَدَّثَنِي عُثْمَانُ بْنُ أَبِي شَيْبَةَ: حَدَّثَنَا عَبْدَةُ، عَنْ هِشَامٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتِ: اسْتَأْذَنَ حَسَّانُ النَّبِيَّ ﷺ فِي هِجَاءِ الْمُشْرِكِينَ قَالَ: "كَيْفَ بِنَسَبِي فِيهِمْ؟" فَقَالَ حَسَّانُ: لَأَسُلَّنَّكَ مِنْهُمْ كَمَا تُسَلُّ الشَّعَرَةُ مِنَ الْعَجِينِ. وَعَنْ أَبِيهِ قَالَ: ذَهَبْتُ أَسُبُّ حَسَّانَ عِنْدَ عَائِشَةَ فَقَالَتْ: لاَ تَسُبُّهُ فَإِنَّهُ كَانَ يُنَافِحُ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ.