Sahihu i Buhariut — Hadithi 3540

Virtytet · Transmetuesi: Saib ibn Jezidi

Shqip

Is'haku më ka thënë: Na ka rrëfyer Fadël ibn Musai se Xhuajd ibn Abdrurrahmani tregon: “E kam parë Saib ibn Jezidin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) nëntëdhjetekatërvjeçar, të fortë e të shëndoshë. Ai ka thënë: “E di mirë pse e kam këtë shëndet. Tezja ime më pati dërguar te Pejgamberi ﷺ dhe i pati thënë: “O i Dërguari i Allahut, djali i motrës sime vuan nga disa dhimbje, andaj lute Allahun për të.” Kështu, Pejgamberi ﷺ qe lutur për mua.”

Arabisht

حَدَّثَنِي إِسْحَاقُ: أَخْبَرَنَا الْفَضْلُ بْنُ مُوسَى، عَنِ الْجُعَيْدِ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ: رَأَيْتُ السَّائِبَ بْنَ يَزِيدَ ابْنَ أَرْبَعٍ وَتِسْعِينَ جَلْدًا مُعْتَدِلاً فَقَالَ: قَدْ عَلِمْتُ مَا مُتِّعْتُ بِهِ - سَمْعِي وَبَصَرِي - إِلاَّ بِدُعَاءِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ، إِنَّ خَالَتِي ذَهَبَتْ بِي إِلَيْهِ فَقَالَتْ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّ ابْنَ أُخْتِي شَاكٍ فَادْعُ اللَّهَ. قَالَ فَدَعَا لِي ﷺ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3540