Sahihu i Buhariut — Hadithi 3542

Virtytet · Transmetuesi: Ukbe ibn Harith Nufejliu

Shqip

Ebu Asimi na ka treguar nga Omer ibn Seid ibn Ebu Husejni, e ky nga Ibn Ebu Mulejke se Ukbe ibn Harithi tregon se Ebu Bekri e fali namazin e ikindisë dhe, kur doli, gjatë rrugës, e pa Hasen ibn Aliun duke lozur me fëmijë. Kështu, e mori në krah dhe tha: “Me babë kurban t'u bëfsha! Ti i ngjake Pejgamberit ﷺ, e jo Aliut.” Ndërkohë, Aliu qeshte.

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو عَاصِمٍ، عَنْ عُمَرَ بْنِ سَعِيدِ بْنِ أَبِي حُسَيْنٍ، عَنِ ابْنِ أَبِي مُلَيْكَةَ، عَنْ عُقْبَةَ بْنِ الْحَارِثِ قَالَ: صَلَّى أَبُو بَكْرٍ - رضى الله عنه - الْعَصْرَ، ثُمَّ خَرَجَ يَمْشِي فَرَأَى الْحَسَنَ يَلْعَبُ مَعَ الصِّبْيَانِ، فَحَمَلَهُ عَلَى عَاتِقِهِ وَقَالَ: بِأَبِي شَبِيهٌ بِالنَّبِيِّ لاَ شَبِيهٌ بِعَلِيٍّ. وَعَلِيٌّ يَضْحَكُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3542