Sahihu i Buhariut — Hadithi 356

Namazi · Transmetuesi: Omer ibn Ebu Seleme

Shqip

Ubejd ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Omer ibn Ebu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “E kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ në shtëpinë e Umu Selemes duke u falur i mbështjellë me një rrobë të vetme, duke i vendosur skajet e saj sipër supeve.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عُبَيْدُ بْنُ إِسْمَاعِيلَ قَالَ: حَدَّثَنَا أَبُو أُسَامَةَ، عَنْ هِشَامٍ، عَنْ أَبِيهِ، أَنَّ عُمَرَ بْنَ أَبِي سَلَمَةَ أَخْبَرَهُ قَالَ: رَأَيْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ يُصَلِّي فِي ثَوْبٍ وَاحِدٍ مُشْتَمِلاً بِهِ فِي بَيْتِ أُمِّ سَلَمَةَ، وَاضِعًا طَرَفَيْهِ عَلَى عَاتِقَيْهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/356