Sahihu i Buhariut — Hadithi 3566

Virtytet · Transmetuesi: Ebu Xhuhajfe Suvaiu

Shqip

Hasen ibn Sabahu na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Sabiku, e këtij i ka treguar Malik ibn Migveli, e ky e ka dëgjuar Avniun, të birin e ibn Ebu Xhuhajfes, se babai i tij Ebu Xhuhajfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në mesditë, më çuan te Pejgamberi ﷺ, i cili ndodhej në një tendë në Ebtah. Bilali doli dhe e thirri ezanin për namaz, pastaj hyri brenda dhe e nxori jashtë ujin e mbetur prej abdesit të Pejgamberit ﷺ, ndërsa njerëzit nxitonin të merrnin ujë prej tij. Bilali hyri sërish dhe e mori shkopin. Sikur po shoh tani shkëlqimin e kërcinjve të Pejgamberit ﷺ kur doli jashtë. Bilali e nguliti shkopin në tokë, kurse i Dërguari i Allahut ﷺ e fali drekën dhe ikindinë nga dy rekate, ndërsa para tij (andej shkopit) kalonin gomarët dhe femrat.”

Arabisht

حَدَّثَنَا الْحَسَنُ بْنُ الصَّبَّاحِ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ سَابِقٍ: حَدَّثَنَا مَالِكُ بْنُ مِغْوَلٍ قَالَ: سَمِعْتُ عَوْنَ بْنَ أَبِي جُحَيْفَةَ، ذَكَرَ عَنْ أَبِيهِ قَالَ: دُفِعْتُ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ وَهُوَ بِالأَبْطَحِ فِي قُبَّةٍ كَانَ بِالْهَاجِرَةِ، خَرَجَ بِلاَلٌ فَنَادَى بِالصَّلاَةِ، ثُمَّ دَخَلَ فَأَخْرَجَ فَضْلَ وَضُوءِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ، فَوَقَعَ النَّاسُ عَلَيْهِ يَأْخُذُونَ مِنْهُ، ثُمَّ دَخَلَ فَأَخْرَجَ الْعَنَزَةَ، وَخَرَجَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ كَأَنِّي أَنْظُرُ إِلَى وَبِيصِ سَاقَيْهِ فَرَكَزَ الْعَنَزَةَ، ثُمَّ صَلَّى الظُّهْرَ رَكْعَتَيْنِ وَالْعَصْرَ رَكْعَتَيْنِ، يَمُرُّ بَيْنَ يَدَيْهِ الْحِمَارُ وَالْمَرْأَةُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3566