Sahihu i Buhariut — Hadithi 3579

Virtytet · Transmetuesi: Abdullah ibn Mesudi

Shqip

Muhamed ibn Muthena më ka thënë: Na ka treguar Ebu Ahmed Zubejri, e këtij i ka treguar Israili, e ky nga Mensuri, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Alkame se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ne mrekullitë i llogaritnim bereqet, kurse ju po i llogaritni si fenomene frikësuese. Njëherë, me të Dërguarin e Allahut ﷺ qemë në një udhëtim, ku rezervat e ujit u pakësuan shumë. Pejgamberi ﷺ tha: “Ma sillni pak ujë” , andaj i çuam një enë ku kishte pak ujë. Ai e futi dorën në enë dhe tha: “Ejani të merrni ujë të pastër e të bereqetshëm, ndërkohë bereqeti është prej Allahut.” Pashë ujin se si buronte mes gishtave të Pejgamberit ﷺ. Po ashtu, dëgjuam ushqimin duke bërë tesbih (ta përmendë Allahun) teksa e hanim.”

Arabisht

حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ الْمُثَنَّى: حَدَّثَنَا أَبُو أَحْمَدَ الزُّبَيْرِيُّ: حَدَّثَنَا إِسْرَائِيلُ، عَنْ مَنْصُورٍ، عَنْ إِبْرَاهِيمَ، عَنْ عَلْقَمَةَ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: كُنَّا نَعُدُّ الآيَاتِ بَرَكَةً وَأَنْتُمْ تَعُدُّونَهَا تَخْوِيفًا، كُنَّا مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فِي سَفَرٍ فَقَلَّ الْمَاءُ فَقَالَ: "اطْلُبُوا فَضْلَةً مِنْ مَاءٍ". فَجَاءُوا بِإِنَاءٍ فِيهِ مَاءٌ قَلِيلٌ، فَأَدْخَلَ يَدَهُ فِي الإِنَاءِ، ثُمَّ قَالَ: "حَىَّ عَلَى الطَّهُورِ الْمُبَارَكِ، وَالْبَرَكَةُ مِنَ اللَّهِ". فَلَقَدْ رَأَيْتُ الْمَاءَ يَنْبُعُ مِنْ بَيْنِ أَصَابِعِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ، وَلَقَدْ كُنَّا نَسْمَعُ تَسْبِيحَ الطَّعَامِ وَهُوَ يُؤْكَلُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3579