Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Zekerija, e këtij i ka treguar Amiri se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur më vdiq babai, la një borxh (pa kthyer). Kështu, shkova te Pejgamberi ﷺ dhe i thashë: “Babai ka lënë një borxh, kurse unë nuk kam asgjë (për ta mbuluar borxhin), përveç prodhimeve të kopshtit të hurmave të tij, të cilat nuk do ta mbulonin borxhin e tij për vite të tëra. Andaj, a mund të vish me mua, me shpresë që borxhlinjtë të mos më rëndojnë.” Pejgamberi ﷺ u end përreth një grumbulli hurmash dhe bëri dua, pastaj njëjtë veproi te një tjetër, u ul mbi të dhe tha: “Merri (dhe jepu borxhlinjve) !” Kështu, ua ktheu tërë borxhin atyre dhe mbeti po aq sa u kishte dhënë.”
حَدَّثَنَا أَبُو نُعَيْمٍ: حَدَّثَنَا زَكَرِيَّا قَالَ: حَدَّثَنِي عَامِرٌ قَالَ: حَدَّثَنِي جَابِرٌ - رضى الله عنه - أَنَّ أَبَاهُ، تُوُفِّيَ وَعَلَيْهِ دَيْنٌ، فَأَتَيْتُ النَّبِيَّ ﷺ فَقُلْتُ: إِنَّ أَبِي تَرَكَ عَلَيْهِ دَيْنًا وَلَيْسَ عِنْدِي إِلاَّ مَا يُخْرِجُ نَخْلُهُ، وَلاَ يَبْلُغُ مَا يُخْرِجُ سِنِينَ مَا عَلَيْهِ، فَانْطَلِقْ مَعِي لِكَىْ لاَ يُفْحِشَ عَلَىَّ الْغُرَمَاءُ. فَمَشَى حَوْلَ بَيْدَرٍ مِنْ بَيَادِرِ التَّمْرِ فَدَعَا ثَمَّ آخَرَ، ثُمَّ جَلَسَ عَلَيْهِ فَقَالَ: "انْزِعُوهُ". فَأَوْفَاهُمُ الَّذِي لَهُمْ، وَبَقِيَ مِثْلُ مَا أَعْطَاهُمْ.