Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Kethir Ebu Gasani, e këtij i ka treguar Ebu Hafsi, - emri i të cilit ishte Omer ibn Alai, vëllai i Ebu Amër ibn Alait, - e ky e ka dëgjuar Nafiun se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ ligjëronte hipur mbi një trung hurme. Kur e ndërtoi minberin dhe filloi ta shfrytëzojë, trungu i hurmës filloi të qajë. Prandaj, Pejgamberi ﷺ vajti dhe e ledhatoi me dorë.” Abdulhamidi ka thënë: “Na ka rrëfyer Othman ibn Omeri, e këtij ia ka rrëfyer këtë Muadh ibn Alai nga Nafiu. Po ashtu, këtë e ka transmetuar Ebu Asimi nga Ibn Ebu Revadi, e ky nga Nafiu, e ky nga Ibn Omeri, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”
حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ الْمُثَنَّى: حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ كَثِيرٍ أَبُو غَسَّانَ: حَدَّثَنَا أَبُو حَفْصٍ - وَاسْمُهُ عُمَرُ بْنُ الْعَلاَءِ أَخُو أَبِي عَمْرِو بْنِ الْعَلاَءِ - قَالَ: سَمِعْتُ نَافِعًا، عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما -: كَانَ النَّبِيُّ ﷺ يَخْطُبُ إِلَى جِذْعٍ فَلَمَّا اتَّخَذَ الْمِنْبَرَ تَحَوَّلَ إِلَيْهِ، فَحَنَّ الْجِذْعُ فَأَتَاهُ فَمَسَحَ يَدَهُ عَلَيْهِ. وَقَالَ عَبْدُ الْحَمِيدِ: أَخْبَرَنَا عُثْمَانُ بْنُ عُمَرَ: أَخْبَرَنَا مُعَاذُ بْنُ الْعَلاَءِ، عَنْ نَافِعٍ، بِهَذَا. وَرَوَاهُ أَبُو عَاصِمٍ عَنِ ابْنِ أَبِي رَوَّادٍ، عَنْ نَافِعٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ.