{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/3586",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/3586",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 3586",
  "text": "Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Adiu, e ky nga Shuëbe, e këtij i ka treguar Bishr ibn Halidi, e këtij i ka treguar Muhamedi, e ky nga Shuëbe, e ky nga Sulejmani, e ky e ka dëgjuar Ebu Vailin se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Omer ibn Hatabi pyeti: “Cili prej jush e di hadithin e të Dërguarit të Allahut ﷺ rreth fitneve?” - Unë e di ashtu siç e ka thënë (Pejgamberi ﷺ) - i thashë. - Ma thuaj! Ti, me të vërtetë, ke guxim (ta tregosh), - tha Omeri. - “Sprovat e njeriut në familjen, pasurinë dhe fqinjët e tij shlyhen nga namazi i tij, sadakaja e urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja” , - thashë. - Nuk është kjo që po kërkoj. E kam fjalën për fitnen, e cila do të tallazohet siç tallazohet deti, - tha Omeri. - O prijës i besimtarëve, nuk ke pse shqetësohesh për të! Mes teje dhe saj është një derë e mbyllur, - i thashë. - A do të thyhet kjo derë, vallë, apo do të hapet? - pyeti Omeri. - Do të thyhet. - Atëhere, nuk paska për t'u mbyllur kurrë, - tha Omeri. Shekiku thotë: “Dikush prej nesh e pyeti Hudhejfën: “A e dinte Omeri, vallë, se kush ishte ajo derë?” Ai tha: “Po, ashtu siç e dinte se të sotmen e pason e nesërmja, ngaqë unë i tregova një hadith që nuk përmban gënjeshtra.” Nuk patëm guxim ta pyesnim Hudhejfën (se kush ishte dera e përmendur në hadith), andaj e porositëm Mesrukun dhe ai pyeti: “Kush ishte kjo derë?” Ai tha: “Ajo derë ishte vetë Omeri.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Virtytet",
    "position": 61,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/61/virtytet"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 3586",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Hudhejfe ibn Jemani"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا ابْنُ أَبِي عَدِيٍّ، عَنْ شُعْبَةَ: حَدَّثَنِي بِشْرُ بْنُ خَالِدٍ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدٌ، عَنْ شُعْبَةَ، عَنْ سُلَيْمَانَ: سَمِعْتُ أَبَا وَائِلٍ، يُحَدِّثُ عَنْ حُذَيْفَةَ: أَنَّ عُمَرَ بْنَ الْخَطَّابِ - رضى الله عنه - قَالَ: أَيُّكُمْ يَحْفَظُ قَوْلَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فِي الْفِتْنَةِ؟ فَقَالَ حُذَيْفَةُ: أَنَا أَحْفَظُ كَمَا قَالَ. قَالَ: هَاتِ إِنَّكَ لَجَرِيءٌ. قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"فِتْنَةُ الرَّجُلِ فِي أَهْلِهِ وَمَالِهِ وَجَارِهِ تُكَفِّرُهَا الصَّلاَةُ وَالصَّدَقَةُ وَالأَمْرُ بِالْمَعْرُوفِ وَالنَّهْىُ عَنِ الْمُنْكَرِ\". قَالَ: لَيْسَتْ هَذِهِ، وَلَكِنِ الَّتِي تَمُوجُ كَمَوْجِ الْبَحْرِ. قَالَ: يَا أَمِيرَ الْمُؤْمِنِينَ لاَ بَأْسَ عَلَيْكَ مِنْهَا، إِنَّ بَيْنَكَ وَبَيْنَهَا بَابًا مُغْلَقًا. قَالَ: يُفْتَحُ الْبَابُ أَوْ يُكْسَرُ؟ قَالَ: لاَ بَلْ يُكْسَرُ. قَالَ: ذَاكَ أَحْرَى أَنْ لاَ يُغْلَقَ. قُلْنَا: عَلِمَ الْبَابَ؟ قَالَ: نَعَمْ، كَمَا أَنَّ دُونَ غَدٍ اللَّيْلَةَ، إِنِّي حَدَّثْتُهُ حَدِيثًا لَيْسَ بِالأَغَالِيطِ. فَهِبْنَا أَنْ نَسْأَلَهُ، وَأَمَرْنَا مَسْرُوقًا، فَسَأَلَهُ فَقَالَ: مَنِ الْبَابُ؟ قَالَ: عُمَرُ.",
    "albanian": "Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Adiu, e ky nga Shuëbe, e këtij i ka treguar Bishr ibn Halidi, e këtij i ka treguar Muhamedi, e ky nga Shuëbe, e ky nga Sulejmani, e ky e ka dëgjuar Ebu Vailin se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Omer ibn Hatabi pyeti: “Cili prej jush e di hadithin e të Dërguarit të Allahut ﷺ rreth fitneve?” - Unë e di ashtu siç e ka thënë (Pejgamberi ﷺ) - i thashë. - Ma thuaj! Ti, me të vërtetë, ke guxim (ta tregosh), - tha Omeri. - “Sprovat e njeriut në familjen, pasurinë dhe fqinjët e tij shlyhen nga namazi i tij, sadakaja e urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja” , - thashë. - Nuk është kjo që po kërkoj. E kam fjalën për fitnen, e cila do të tallazohet siç tallazohet deti, - tha Omeri. - O prijës i besimtarëve, nuk ke pse shqetësohesh për të! Mes teje dhe saj është një derë e mbyllur, - i thashë. - A do të thyhet kjo derë, vallë, apo do të hapet? - pyeti Omeri. - Do të thyhet. - Atëhere, nuk paska për t'u mbyllur kurrë, - tha Omeri. Shekiku thotë: “Dikush prej nesh e pyeti Hudhejfën: “A e dinte Omeri, vallë, se kush ishte ajo derë?” Ai tha: “Po, ashtu siç e dinte se të sotmen e pason e nesërmja, ngaqë unë i tregova një hadith që nuk përmban gënjeshtra.” Nuk patëm guxim ta pyesnim Hudhejfën (se kush ishte dera e përmendur në hadith), andaj e porositëm Mesrukun dhe ai pyeti: “Kush ishte kjo derë?” Ai tha: “Ajo derë ishte vetë Omeri.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3586.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3586.json"
  }
}