Sahihu i Buhariut — Hadithi 3590

Virtytet · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Jahjai më ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e ky nga Mameri, e ky nga Hemami se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kiameti nuk do të ndodhë pa i luftuar ju popujt joarabë të Huzit dhe Kirmanit, të cilët janë fytyrëkuq, hundëshkurtër e syvegjël, fytyrat e të cilëve u ngjajnë mburojave të mbështjella me lëkurë dhe mbathin opinga të prodhuara prej leshi.” (Këtë transmetim nga) Jahjai e fuqizojnë edhe të tjerë nga Abdurrezaku.

Arabisht

حَدَّثَنِي يَحْيَى: حَدَّثَنَا عَبْدُ الرَّزَّاقِ، عَنْ مَعْمَرٍ، عَنْ هَمَّامٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه -: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ قَالَ: "لاَ تَقُومُ السَّاعَةُ حَتَّى تُقَاتِلُوا خُوزًا وَكَرْمَانَ مِنَ الأَعَاجِمِ، حُمْرَ الْوُجُوهِ، فُطْسَ الأُنُوفِ، صِغَارَ الأَعْيُنِ، كَأنَّ وُجُوهَهُمُ الْمَجَانُّ الْمُطْرَقَةُ، نِعَالُهُمُ الشَّعَرُ". تَابَعَهُ غَيْرُهُ عَنْ عَبْدِ الرَّزَّاقِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3590