Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amri, e ky nga Xhabiri se Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Do të vijë një kohë kur një grup njerëzish do të luftojnë dhe do të pyeten: “A ndodhet mes jush ndokush që e ka shoqëruar të Dërguarin e Allahut ﷺ?” Ata thonë: “Po”, - andaj u mundësohet fitorja. Pastaj do të vijë një kohë kur do të thonë: “A ndodhet mes jush ndokush që i ka shoqëruar shokët e të Dërguarit të Allahut ﷺ?” U thuhet: “ Po" , - andaj u mundësohet fitorja.”
حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنْ عَمْرٍو، عَنْ جَابِرٍ، عَنْ أَبِي سَعِيدٍ - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "يَأْتِي عَلَى النَّاسِ زَمَانٌ يَغْزُونَ، فَيُقَالُ: فِيكُمْ مَنْ صَحِبَ الرَّسُولَ ﷺ؟ فَيَقُولُونَ: نَعَمْ. فَيُفْتَحُ عَلَيْهِمْ، ثُمَّ يَغْزُونَ فَيُقَالُ لَهُمْ: هَلْ فِيكُمْ مَنْ صَحِبَ مَنْ صَحِبَ الرَّسُولَ ﷺ؟ فَيَقُولُونَ: نَعَمْ. فَيُفْتَحُ لَهُمْ".