Sahihu i Buhariut — Hadithi 3596

Virtytet · Transmetuesi: Ukbe ibn Amir Xhuheniu

Shqip

Seid ibn Shurahbili më ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Jezidi, e ky nga Ebu Hajri se Ukbe ibn Amiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një ditë, Pejgamberi ﷺ shkoi e ua fali namazin e xhenazes të vrarëve në Uhud, pastaj u kthye në minber dhe tha: “Unë do t'ju paraprij (te Hauzi) e do të jem dëshmitar për ju. Betohem në Allahun se në këto momente jam duke e parë Hauzin tim. Më janë dhënë çelësat e thesareve të Tokës . Betohem në Allahun se nuk kam frikë se do të bëni shirk pas meje, por kam frikë se do të garoni për të (dynjanë) .”

Arabisht

حَدَّثَنِي سَعِيدُ بْنُ شُرَحْبِيلَ: حَدَّثَنَا لَيْثٌ، عَنْ يَزِيدَ، عَنْ أَبِي الْخَيْرِ، عَنْ عُقْبَةَ بْنِ عَامِرٍ، أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ خَرَجَ يَوْمًا فَصَلَّى عَلَى أَهْلِ أُحُدٍ صَلاَتَهُ عَلَى الْمَيِّتِ، ثُمَّ انْصَرَفَ إِلَى الْمِنْبَرِ، فَقَالَ: "إِنِّي فَرَطُكُمْ، وَأَنَا شَهِيدٌ عَلَيْكُمْ، إِنِّي وَاللَّهِ لَأَنْظُرُ إِلَى حَوْضِي الآنَ، وَإِنِّي قَدْ أُعْطِيتُ خَزَائِنَ مَفَاتِيحِ الأَرْضِ، وَإِنِّي وَاللَّهِ مَا أَخَافُ بَعْدِي أَنْ تُشْرِكُوا، وَلَكِنْ أَخَافُ أَنْ تَنَافَسُوا فِيهَا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3596