Abdulaziz Uvejsi na ka thënë: Na ka treguar Ibrahimi, e ky nga Salih ibn Kejsani, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ibn Musejebi dhe Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Do të ketë trazira, ku ai që qëndron ulur, do të jetë më i mirë se ai që qëndron në këmbë; ai që qëndron në këmbë do të jetë më i mirë se ai që ecën, e ai që ecën më i mirë se ai që vrapon. Kush u ekspozohet (trazirave) , do të shkatërrohet. Prandaj, ai që gjen vendstrehim, le të strehohet.”
حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ الأُوَيْسِيُّ: حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ، عَنْ صَالِحِ بْنِ كَيْسَانَ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنِ ابْنِ الْمُسَيَّبِ، وَأَبِي، سَلَمَةَ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ أَنَّ أَبَا هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "سَتَكُونُ فِتَنٌ، الْقَاعِدُ فِيهَا خَيْرٌ مِنَ الْقَائِمِ، وَالْقَائِمُ فِيهَا خَيْرٌ مِنَ الْمَاشِي، وَالْمَاشِي فِيهَا خَيْرٌ مِنَ السَّاعِي، وَمَنْ تَشَرَفَ لَهَا تَسْتَشْرِفْهُ، وَمَنْ وَجَدَ مَلْجَأً أَوْ مَعَاذًا فَلْيَعُذْ بِهِ".