{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/3610",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/3610",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 3610",
  "text": "Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa Pejgamberi ﷺ po ndante një pasuri, erdhi Dhul Huvejsira, - një burrë nga fisi benu temim, - dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Ji i drejtë!” Pejgamberi ﷺ ia ktheu: “Mjerë ti! Vallë, kush do të tregohet i drejtë, nëse nuk tregohem unë?! Po të mos isha unë i drejtë, do të dështoje e do të shkatërroheshe.” Omeri tha: “O i Dërguari i Allahut, më jep leje t'ia pres kokën!” Por, Pejgamberi ﷺ i tha: “Lëre, sepse ky ka ca pasues, që ju e nënvlerësoni namazin tuaj kundrejt namazit të tyre dhe agjërimin tuaj kundrejt agjërimit të tyre. E lexojnë Kuranin, por (ky lexim) nuk arrin të kalojë përtej fytit të tyre. Dalin prej fesë ashtu siç del shigjeta anë e përtej gjahut: kur i shikohet maja, nuk i vërehet asgjë, shikohet fundi i majës, sërish asgjë, shikohet thupra, nuk ka asnjë shenjë, shikohet fundi i thuprës, sërish nuk vërehet asgjë. Pra, as gjurmë zorrësh, as gjak. Shenja e tyre është një burrë zezak, të cilit, muskuli i një krahu i duket sikurse gjiri i femrës, - ose ka thënë: sikurse një copë mishi, - që lëkundet andej-këndej dhe paraqiten atëherë kur njerëzit përçahen mes vete.” Ebu Seidi ka thënë: “Dëshmoj se këtë hadith e kam dëgjuar prej të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe dëshmoj se kam qenë me Ali ibn Ebu Talibin kur i pati luftuar, i cili pati dhënë urdhër të kapet personi, të cilin Pejgamberi ﷺ e kishte përmendur, dhe të sillet para tij. E pata parë atë person dhe dukej siç e ka përshkruar Pejgamberi ﷺ.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Virtytet",
    "position": 61,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/61/virtytet"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 3610",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Seid Hudriu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: أَخْبَرَنِي أَبُو سَلَمَةَ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، أَنَّ أَبَا سَعِيدٍ الْخُدْرِيَّ - رضى الله عنه - قَالَ: بَيْنَمَا نَحْنُ عِنْدَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ وَهُوَ يَقْسِمُ قَسْمًا أَتَاهُ ذُو الْخُوَيْصِرَةِ - وَهُوَ رَجُلٌ مِنْ بَنِي تَمِيمٍ - فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! اعْدِلْ. فَقَالَ: \"وَيْلَكَ، وَمَنْ يَعْدِلُ إِذَا لَمْ أَعْدِلْ؟ قَدْ خِبْتَ وَخَسِرْتَ إِنْ لَمْ أَكُنْ أَعْدِلُ\". فَقَالَ عُمَرُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، ائْذَنْ لِي فِيهِ، فَأَضْرِبَ عُنُقَهُ. فَقَالَ: \"دَعْهُ فَإِنَّ لَهُ أَصْحَابًا، يَحْقِرُ أَحَدُكُمْ صَلاَتَهُ مَعَ صَلاَتِهِمْ وَصِيَامَهُ مَعَ صِيَامِهِمْ، يَقْرَءُونَ الْقُرْآنَ لاَ يُجَاوِزُ تَرَاقِيَهُمْ، يَمْرُقُونَ مِنَ الدِّينِ كَمَا يَمْرُقُ السَّهْمُ مِنَ الرَّمِيَّةِ، يُنْظَرُ إِلَى نَصْلِهِ فَلاَ يُوجَدُ فِيهِ شَىْءٌ، ثُمَّ يُنْظَرُ إِلَى رِصَافِهِ فَمَا يُوجَدُ فِيهِ شَىْءٌ، ثُمَّ يُنْظَرُ إِلَى نَضِيِّهِ - وَهُوَ قِدْحُهُ - فَلاَ يُوجَدُ فِيهِ شَىْءٌ، ثُمَّ يُنْظَرُ إِلَى قُذَذِهِ فَلاَ يُوجَدُ فِيهِ شَىْءٌ، قَدْ سَبَقَ الْفَرْثَ وَالدَّمَ، آيَتُهُمْ رَجُلٌ أَسْوَدُ إِحْدَى عَضُدَيْهِ مِثْلُ ثَدْىِ الْمَرْأَةِ، أَوْ مِثْلُ الْبَضْعَةِ تَدَرْدَرُ وَيَخْرُجُونَ عَلَى حِينِ فُرْقَةٍ مِنَ النَّاسِ\". قَالَ أَبُو سَعِيدٍ: فَأَشْهَدُ أَنِّي سَمِعْتُ هَذَا الْحَدِيثَ مِنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ، وَأَشْهَدُ أَنَّ عَلِيَّ بْنَ أَبِي طَالِبٍ قَاتَلَهُمْ وَأَنَا مَعَهُ، فَأَمَرَ بِذَلِكَ الرَّجُلِ، فَالْتُمِسَ فَأُتِيَ بِهِ حَتَّى نَظَرْتُ إِلَيْهِ عَلَى نَعْتِ النَّبِيِّ ﷺ الَّذِي نَعَتَهُ.",
    "albanian": "Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa Pejgamberi ﷺ po ndante një pasuri, erdhi Dhul Huvejsira, - një burrë nga fisi benu temim, - dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Ji i drejtë!” Pejgamberi ﷺ ia ktheu: “Mjerë ti! Vallë, kush do të tregohet i drejtë, nëse nuk tregohem unë?! Po të mos isha unë i drejtë, do të dështoje e do të shkatërroheshe.” Omeri tha: “O i Dërguari i Allahut, më jep leje t'ia pres kokën!” Por, Pejgamberi ﷺ i tha: “Lëre, sepse ky ka ca pasues, që ju e nënvlerësoni namazin tuaj kundrejt namazit të tyre dhe agjërimin tuaj kundrejt agjërimit të tyre. E lexojnë Kuranin, por (ky lexim) nuk arrin të kalojë përtej fytit të tyre. Dalin prej fesë ashtu siç del shigjeta anë e përtej gjahut: kur i shikohet maja, nuk i vërehet asgjë, shikohet fundi i majës, sërish asgjë, shikohet thupra, nuk ka asnjë shenjë, shikohet fundi i thuprës, sërish nuk vërehet asgjë. Pra, as gjurmë zorrësh, as gjak. Shenja e tyre është një burrë zezak, të cilit, muskuli i një krahu i duket sikurse gjiri i femrës, - ose ka thënë: sikurse një copë mishi, - që lëkundet andej-këndej dhe paraqiten atëherë kur njerëzit përçahen mes vete.” Ebu Seidi ka thënë: “Dëshmoj se këtë hadith e kam dëgjuar prej të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe dëshmoj se kam qenë me Ali ibn Ebu Talibin kur i pati luftuar, i cili pati dhënë urdhër të kapet personi, të cilin Pejgamberi ﷺ e kishte përmendur, dhe të sillet para tij. E pata parë atë person dhe dukej siç e ka përshkruar Pejgamberi ﷺ.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3610.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3610.json"
  }
}