{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/3612",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/3612",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 3612",
  "text": "Muhamed ibn Muthena më ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ismaili, e këtij i ka treguar Kajsi se Habab ibn Ereti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Iu ankuam të Dërguarit të Allahut ﷺ, i cili ishte i shtrirë mbi një xhybe nën hijen e Qabesë, e i thamë: “Pse nuk po kërkon ndihmë për ne? Pse nuk po e lut Allahun për ne?” Ai u përgjigj: “Në popujt para jush ka pasur raste kur personit i hapnin një gropë dhe e futnin në të, pastaj ia vendosnin sharrën në kokë dhe e ndanin përgjysmë, por kjo gjë nuk e lëkundte aspak nga feja e vet. Po ashtu, ka pasur raste kur torturohej me krehër hekuri duke ia çjerrë mishin e trupit thellë deri në eshtra dhe palcë, por kjo nuk e lëkundte aspak nga feja e vet. Betohem në Allahun se kjo fe do të kompletohet, saqë njeriu do të udhëtojë prej Sanasë deri në Hadramevt pa iu frikësuar askujt përveç Allahut, ose ujkut për delet e veta, por ju po nguteni.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Virtytet",
    "position": 61,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/61/virtytet"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 3612",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Habab ibn Ereti"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ الْمُثَنَّى: حَدَّثَنَا يَحْيَى، عَنْ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا قَيْسٌ، عَنْ خَبَّابِ بْنِ الأَرَتِّ قَالَ: شَكَوْنَا إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ وَهُوَ مُتَوَسِّدٌ بُرْدَةً لَهُ فِي ظِلِّ الْكَعْبَةِ، قُلْنَا لَهُ: أَلاَ تَسْتَنْصِرُ لَنَا؟ أَلاَ تَدْعُو اللَّهَ لَنَا؟ قَالَ: \"كَانَ الرَّجُلُ فِيمَنْ قَبْلَكُمْ يُحْفَرُ لَهُ فِي الأَرْضِ فَيُجْعَلُ فِيهِ، فَيُجَاءُ بِالْمِنْشَارِ، فَيُوضَعُ عَلَى رَأْسِهِ فَيُشَقُّ بِاثْنَتَيْنِ، وَمَا يَصُدُّهُ ذَلِكَ عَنْ دِينِهِ، وَيُمْشَطُ بِأَمْشَاطِ الْحَدِيدِ، مَا دُونَ لَحْمِهِ مِنْ عَظْمٍ أَوْ عَصَبٍ، وَمَا يَصُدُّهُ ذَلِكَ عَنْ دِينِهِ، وَاللَّهِ لَيُتِمَّنَّ هَذَا الأَمْرَ حَتَّى يَسِيرَ الرَّاكِبُ مِنْ صَنْعَاءَ إِلَى حَضْرَمَوْتَ، لاَ يَخَافُ إِلاَّ اللَّهَ أَوِ الذِّئْبَ عَلَى غَنَمِهِ، وَلَكِنَّكُمْ تَسْتَعْجِلُونَ\".",
    "albanian": "Muhamed ibn Muthena më ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ismaili, e këtij i ka treguar Kajsi se Habab ibn Ereti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Iu ankuam të Dërguarit të Allahut ﷺ, i cili ishte i shtrirë mbi një xhybe nën hijen e Qabesë, e i thamë: “Pse nuk po kërkon ndihmë për ne? Pse nuk po e lut Allahun për ne?” Ai u përgjigj: “Në popujt para jush ka pasur raste kur personit i hapnin një gropë dhe e futnin në të, pastaj ia vendosnin sharrën në kokë dhe e ndanin përgjysmë, por kjo gjë nuk e lëkundte aspak nga feja e vet. Po ashtu, ka pasur raste kur torturohej me krehër hekuri duke ia çjerrë mishin e trupit thellë deri në eshtra dhe palcë, por kjo nuk e lëkundte aspak nga feja e vet. Betohem në Allahun se kjo fe do të kompletohet, saqë njeriu do të udhëtojë prej Sanasë deri në Hadramevt pa iu frikësuar askujt përveç Allahut, ose ujkut për delet e veta, por ju po nguteni.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3612.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3612.json"
  }
}