Sahihu i Buhariut — Hadithi 3628

Virtytet · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Abdurrahman ibn Sulejman ibn Handhale ibn Gasili, e këtij i ka treguar Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Gjatë kohës kur i Dërguari i Allahut ﷺ ishte në sëmundjen e vdekjes, doli i mbështjellë me një gunë, ndërsa në kokë kishte një çallmë të trashë, dhe hipi në minber. E falënderoi dhe e lavdëroi Allahun, pastaj tha: “E, më pas! Përderisa njerëzit e tjerë (muslimanët e rinj nga fiset e tjera arabe e joarabe) po shtohen, ensarët po pakësohen, saqë, në raport me njerëzit e tjerë, do të mbesin sikurse kripa në ushqim. Nëse dikush merr në përgjegjësi ndonjë çështje (të umetit të Muhamedit ﷺ) dhe posedon mundësi të dëmtojë dikë ose t'i bëjë dobi dikujt, atëherë le t'ua pranojë bamirësve (mirësitë e tyre) dhe le t'i anashkalojë keqbërësit (për veprimet e tyre për sa kohë që ato nuk paraqesin vepër penale) .” Kjo ka qenë hera e fundit që Pejgamberi ﷺ ishte ulur në minber.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو نُعَيْمٍ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنُ سُلَيْمَانَ بْنِ حَنْظَلَةَ بْنِ الْغَسِيلِ: حَدَّثَنَا عِكْرِمَةُ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: خَرَجَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فِي مَرَضِهِ الَّذِي مَاتَ فِيهِ بِمِلْحَفَةٍ قَدْ عَصَّبَ بِعِصَابَةٍ دَسْمَاءَ، حَتَّى جَلَسَ عَلَى الْمِنْبَرِ فَحَمِدَ اللَّهَ وَأَثْنَى عَلَيْهِ ثُمَّ قَالَ: "أَمَّا بَعْدُ فَإِنَّ النَّاسَ يَكْثُرُونَ وَيَقِلُّ الأَنْصَارُ، حَتَّى يَكُونُوا فِي النَّاسِ بِمَنْزِلَةِ الْمِلْحِ فِي الطَّعَامِ، فَمَنْ وَلِيَ مِنْكُمْ شَيْئًا يَضُرُّ فِيهِ قَوْمًا، وَيَنْفَعُ فِيهِ آخَرِينَ، فَلْيَقْبَلْ مِنْ مُحْسِنِهِمْ، وَيَتَجَاوَزْ عَنْ مُسِيئِهِمْ". فَكَانَ ذَلِكَ آخِرَ مَجْلِسٍ جَلَسَ بِهِ النَّبِيُّ ﷺ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3628