Sahihu i Buhariut — Hadithi 3633

Virtytet · Transmetuesi: Usame ibn Zejdi

Shqip

Abas ibn Velid Nersiu më ka thënë: Na ka treguar Muëtemiri, e ky e ka dëgjuar babanë e tij se Usame ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Xhibrili ﷺ shkoi te Pejgamberi ﷺ në prani të Umu Selemes, bisedoi me Pejgamberin ﷺ dhe pastaj u largua. Pejgamberi ﷺ e pyeti Umu Selemen: “Kush ishte ky?” Ajo iu përgjigj: “Dihje (Kelbiu).” Umu Seleme tregon: “Betohem në Allahun se isha e bindur se ai ishte vetë Dihje, derisa e dëgjova Pejgamberin ﷺ gjatë ligjërimit duke treguar se i kishte ardhur Xhibrili.” Muëtemiri ka thënë: “I thashë Ebu Othmanit: “Prej kujt e ke dëgjuar këtë?” Tha: “Prej Usame ibn Zejdit.”

Arabisht

حَدَّثَنِي عَبَّاسُ بْنُ الْوَلِيدِ النَّرْسِيُّ: حَدَّثَنَا مُعْتَمِرٌ قَالَ: سَمِعْتُ أَبِي: حَدَّثَنَا أَبُو عُثْمَانَ قَالَ: أُنْبِئْتُ أَنَّ جِبْرِيلَ - عَلَيْهِ السَّلاَمُ - أَتَى النَّبِيَّ ﷺ وَعِنْدَهُ أُمُّ سَلَمَةَ، فَجَعَلَ يُحَدِّثُ ثُمَّ قَامَ، فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ لأُمِّ سَلَمَةَ: "مَنْ هَذَا؟" - أَوْ كَمَا قَالَ -. قَالَ: قَالَتْ: هَذَا دِحْيَةُ. قَالَتْ أُمُّ سَلَمَةَ: ايْمُ اللَّهِ مَا حَسِبْتُهُ إِلاَّ إِيَّاهُ حَتَّى سَمِعْتُ خُطْبَةَ نَبِيِّ اللَّهِ ﷺ يُخْبِرُ عَنْ جِبْرِيلَ - أَوْ كَمَا قَالَ -. قَالَ: فَقُلْتُ لأَبِي عُثْمَانَ: مِمَّنْ سَمِعْتَ هَذَا؟ قَالَ: مِنْ أُسَامَةَ بْنِ زَيْدٍ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3633