Sahihu i Buhariut — Hadithi 3639

Virtytet · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Muhamed ibn Muthena më ka thënë: Na ka treguar Muadhi, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, gjatë një nate të errët, dy shokë të Pejgamberit ﷺ dolën nga shtëpia e tij, ndërkohë pranë tyre u paraqitën dy drita si fanarë, të cilat ua ndriçonin rrugën. Kur u ndanë, me secilin shkoi nga një dritë, derisa arritën në shtëpitë e tyre.

Arabisht

حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ الْمُثَنَّى: حَدَّثَنَا مُعَاذٌ قَالَ: حَدَّثَنِي أَبِي، عَنْ قَتَادَةَ، حَدَّثَنَا أَنَسٌ - رضى الله عنه -: أَنَّ رَجُلَيْنِ مِنْ أَصْحَابِ النَّبِيِّ ﷺ خَرَجَا مِنْ عِنْدِ النَّبِيِّ ﷺ فِي لَيْلَةٍ مُظْلِمَةٍ وَمَعَهُمَا مِثْلُ الْمِصْبَاحَيْنِ، يُضِيآنِ بَيْنَ أَيْدِيهِمَا، فَلَمَّا افْتَرَقَا صَارَ مَعَ كُلِّ وَاحِدٍ مِنْهُمَا وَاحِدٌ حَتَّى أَتَى أَهْلَهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3639