{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/3646",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/3646",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 3646",
  "text": "Abdullah ibn Mesleme na ka treguar nga Maliku, e ky nga Zejd ibn Eslemi, e ky nga Salih Semani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kuajt janë për tre lloj personash: 1. Për dikë janë shpërblim, 2. Për dikë mburojë, 3. Për dikë janë barrë (mëkat) . Shpërblim janë për atë që rezervon kalin për luftë në rrugën e Allahut dhe, kur e lidh, ia lë litarin të gjatë në kullosë ose kopsht. Çfarëdo që ha nga kullosa ose kopshti, pronarit i llogaritet shpërblim. Nëse ndodh ta këpusë litarin dhe të ikë një ose dy kodra larg, bajgat e tij i llogariten shpërblim pronarit. Nëse kalon pranë lumit dhe pi, pa dashur t'i japë ujë pronari, pronarit sërish i llogaritet shpërblim. Ndërkaq, atij që mban kalë, për qëllime personale fitimprurëse, për të mënjanuar varfërinë dhe për ta ruajtur nderin, por nuk e harron obligimin e përkujdesjes ndaj tij, me të cilin Allahu e ka ngarkuar, i llogaritet mburojë (nga varfëria) . Ndërkaq, ai person që mban kalë për t'u krenuar, për syefaqësi dhe e shfrytëzon në armiqësi të muslimanëve, të tillit i llogaritet barrë (mëkat) .” Pejgamberi ﷺ u pyet për gomarët, e në atë rast u përgjigj: “Nuk më ka zbritur shpallje që flet konkretisht për këtë, përveç këtyre ajeteve të përgjithshme e të pashoqe: “Kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë. E, kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.” (Zelzele, 7-8)",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Virtytet",
    "position": 61,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/61/virtytet"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 3646",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Hurejra"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مَسْلَمَةَ، عَنْ مَالِكٍ، عَنْ زَيْدِ بْنِ أَسْلَمَ، عَنْ أَبِي صَالِحٍ السَّمَّانِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: \"الْخَيْلُ لِثَلاَثَةٍ: ١. لِرَجُلٍ أَجْرٌ، ٢. وَلِرَجُلٍ سِتْرٌ، ٣. وَعَلَى رَجُلٍ وِزْرٌ. فَأَمَّا الَّذِي لَهُ أَجْرٌ، فَرَجُلٌ رَبَطَهَا فِي سَبِيلِ اللَّهِ، فَأَطَالَ لَهَا فِي مَرْجٍ أَوْ رَوْضَةٍ، وَمَا أَصَابَتْ فِي طِيَلِهَا مِنَ الْمَرْجِ أَوِ الرَّوْضَةِ كَانَتْ لَهُ حَسَنَاتٍ، وَلَوْ أَنَّهَا قَطَعَتْ طِيَلَهَا، فَاسْتَنَّتْ شَرَفًا أَوْ شَرَفَيْنِ، كَانَتْ أَرْوَاثُهَا حَسَنَاتٍ لَهُ، وَلَوْ أَنَّهَا مَرَّتْ بِنَهْرٍ فَشَرِبَتْ، وَلَمْ يُرِدْ أَنْ يَسْقِيَهَا، كَانَ ذَلِكَ لَهُ حَسَنَاتٍ. وَرَجُلٌ رَبَطَهَا تَغَنِّيًا وَسِتْرًا وَتَعَفُّفًا، لَمْ يَنْسَ حَقَّ اللَّهِ فِي رِقَابِهَا وَظُهُورِهَا، فَهِيَ لَهُ كَذَلِكَ سِتْرٌ. وَرَجُلٌ رَبَطَهَا فَخْرًا وَرِيَاءً، وَنِوَاءً لأَهْلِ الإِسْلاَمِ فَهْىَ وِزْرٌ. وَسُئِلَ النَّبِيُّ ﷺ عَنِ الْحُمُرِ فَقَالَ: \"مَا أُنْزِلَ عَلَىَّ فِيهَا إِلاَّ هَذِهِ الآيَةُ الْجَامِعَةُ الْفَاذَّةُ: ﴿فَمَنْ يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ خَيْرًا يَرَهُ * وَمَنْ يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ شَرًّا يَرَهُ﴾ [الزلزلة: ٧-٨] \".",
    "albanian": "Abdullah ibn Mesleme na ka treguar nga Maliku, e ky nga Zejd ibn Eslemi, e ky nga Salih Semani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kuajt janë për tre lloj personash: 1. Për dikë janë shpërblim, 2. Për dikë mburojë, 3. Për dikë janë barrë (mëkat) . Shpërblim janë për atë që rezervon kalin për luftë në rrugën e Allahut dhe, kur e lidh, ia lë litarin të gjatë në kullosë ose kopsht. Çfarëdo që ha nga kullosa ose kopshti, pronarit i llogaritet shpërblim. Nëse ndodh ta këpusë litarin dhe të ikë një ose dy kodra larg, bajgat e tij i llogariten shpërblim pronarit. Nëse kalon pranë lumit dhe pi, pa dashur t'i japë ujë pronari, pronarit sërish i llogaritet shpërblim. Ndërkaq, atij që mban kalë, për qëllime personale fitimprurëse, për të mënjanuar varfërinë dhe për ta ruajtur nderin, por nuk e harron obligimin e përkujdesjes ndaj tij, me të cilin Allahu e ka ngarkuar, i llogaritet mburojë (nga varfëria) . Ndërkaq, ai person që mban kalë për t'u krenuar, për syefaqësi dhe e shfrytëzon në armiqësi të muslimanëve, të tillit i llogaritet barrë (mëkat) .” Pejgamberi ﷺ u pyet për gomarët, e në atë rast u përgjigj: “Nuk më ka zbritur shpallje që flet konkretisht për këtë, përveç këtyre ajeteve të përgjithshme e të pashoqe: “Kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë. E, kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.” (Zelzele, 7-8)"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3646.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3646.json"
  }
}