Sahihu i Buhariut — Hadithi 3650

Vlerat e sahabëve · Transmetuesi: Imran ibn Husajni

Shqip

Is'haku më ka thënë: Na ka treguar Nadri, e këtij i ka rrëfyer Shuëbe, e ky nga Ebu Xhemra, e ky e ka dëgjuar Zehdem ibn Mudarribin se Imran ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Më të mirët e umetit tim janë gjenerata ime, pastaj pasardhësit e tyre, pastaj pasardhësit e këtyre.” - Imrani thotë: “Nuk di nëse ka përmendur dy apo tri gjenerata pas tij.” - Po ashtu ka thënë: “Pas jush do të vijnë njerëz që dëshmojnë, edhe pse nuk u kërkohet; që tradhtojnë dhe nuk u zihet besë; që zotohen, por nuk e përmbushin atë dhe mbipesha do të jetë e përhapur mes tyre.”

Arabisht

حَدَّثَنِي إِسْحَاقُ: حَدَّثَنَا النَّضْرُ: أَخْبَرَنَا شُعْبَةُ، عَنْ أَبِي جَمْرَةَ: سَمِعْتُ زَهْدَمَ بْنَ مُضَرِّبٍ قَالَ: سَمِعْتُ عِمْرَانَ بْنَ حُصَيْنٍ - رضى الله عنهما - يَقُولُ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "خَيْرُ أُمَّتِي قَرْنِي ثُمَّ الَّذِينَ يَلُونَهُمْ ثُمَّ الَّذِينَ يَلُونَهُمْ". - قَالَ عِمْرَانُ: فَلاَ أَدْرِي أَذَكَرَ بَعْدَ قَرْنِهِ قَرْنَيْنِ أَوْ ثَلاَثًا -: "ثُمَّ إِنَّ بَعْدَكُمْ قَوْمًا يَشْهَدُونَ وَلاَ يُسْتَشْهَدُونَ، وَيَخُونُونَ وَلاَ يُؤْتَمَنُونَ، وَيَنْذُرُونَ وَلاَ يَفُونَ، وَيَظْهَرُ فِيهِمُ السِّمَنُ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3650