Abdullah ibn Rexhai na ka thënë: Na ka treguar Israili, e ky nga Ebu Is'haku se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ebu Bekri bleu nga Azibi një shalë deveje për trembëdhjetë dërhemë. Ai i tha Azibit: “Thuaji Berait të ma sjellë shalën.” Azibi i tha: “Jo, pa na treguar se si vepruat ti dhe i Dërguari i Allahut ﷺ kur dolët nga Meka, teksa ju kërkonin idhujtarët?” Ebu Bekri rrëfen: “U nisëm nga Meka pa fjetur dhe ecëm tërë natën e ditën vijuese, deri në drekë, në mesditë. Shikova mos shihja ndonjë hije për t'u strehuar aty, kur ja, një shkëmb. Shkova atje, e sheshova vendin nën hije, pastaj i shtrova diçka Pejgamberit ﷺ dhe i thashë: “Shtrihu, o i Dërguari i Allahut.” Pejgamberi ﷺ u shtri, kurse unë fillova të shikoja përreth mos na kërkonte ndokush. Një bari i kishte drejtuar delet nga shkëmbi, duke synuar atë që pak më parë po synonim edhe ne (hijen e shkëmbit). Shkova dhe e pyeta: “I kujt je, o djalosh?” - I njërit prej kurejshëve, - tha ai duke përmendur emrin e babait, të cilin unë e njoha. - A ke dele që milet? - e pyeta. - Po, - tha ai. - A po na mjel pak qumësht? - i thashë. - Po, - u përgjigj. I thashë të lidhë një nga delet, t'ia shkundë pluhurin nga gjiri dhe t'i shkundë duart në këtë mënyrë, - duke e goditur njërën shuplakë me tjetrën. Ai moli pak qumësht, ndërsa unë kisha përgatitur një strajcë (me ujë) që kishte një pëlhurë në grykën e saj. E zbraza ujin në qumësht, derisa u ftoh fundi i tij dhe ia dërgova Pejgamberit ﷺ, i cili tanimë ishte zgjuar. I thashë: “Pi, o i Dërguari i Allahut!” Ai piu, derisa unë mbeta i kënaqur, pastaj thashë: “Koha është të nisemi, o i Dërguari i Allahut ﷺ.” - “Po” , - tha ai. Ne vazhduam rrugën, ndërsa njerëzit na kërkonin, por asnjëri prej tyre nuk na arriti, përpos Suraka ibn Malik ibn Xhuëshumit, i cili udhëtonte me kalë. Unë thashë: “Na zuri një gjurmues, o i Dërguari i Allahut.” Ai tha: “Mos u mërzit, se Allahu është me ne.”
حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ رَجَاءٍ: حَدَّثَنَا إِسْرَائِيلُ، عَنْ أَبِي إِسْحَاقَ، عَنِ الْبَرَاءِ قَالَ: اشْتَرَى أَبُو بَكْرٍ - رضى الله عنه - مِنْ عَازِبٍ رَحْلاً بِثَلاَثَةَ عَشَرَ دِرْهَمًا فَقَالَ أَبُو بَكْرٍ لِعَازِبٍ: مُرِ الْبَرَاءَ فَلْيَحْمِلْ إِلَىَّ رَحْلِي. فَقَالَ عَازِبٌ: لاَ حَتَّى تُحَدِّثَنَا كَيْفَ صَنَعْتَ أَنْتَ وَرَسُولُ اللَّهِ ﷺ حِينَ خَرَجْتُمَا مِنْ مَكَّةَ وَالْمُشْرِكُونَ يَطْلُبُونَكُمْ؟ قَالَ: ارْتَحَلْنَا مِنْ مَكَّةَ، فَأَحْيَيْنَا أَوْ سَرَيْنَا لَيْلَتَنَا وَيَوْمَنَا حَتَّى أَظْهَرْنَا وَقَامَ قَائِمُ الظَّهِيرَةِ، فَرَمَيْتُ بِبَصَرِي هَلْ أَرَى مِنْ ظِلٍّ فَآوِيَ إِلَيْهِ، فَإِذَا صَخْرَةٌ أَتَيْتُهَا فَنَظَرْتُ بَقِيَّةَ ظِلٍّ لَهَا فَسَوَّيْتُهُ، ثُمَّ فَرَشْتُ لِلنَّبِيِّ ﷺ فِيهِ، ثُمَّ قُلْتُ لَهُ: اضْطَجِعْ يَا نَبِيَّ اللَّهِ. فَاضْطَجَعَ النَّبِيُّ ﷺ ثُمَّ انْطَلَقْتُ أَنْظُرُ مَا حَوْلِي، هَلْ أَرَى مِنَ الطَّلَبِ أَحَدًا فَإِذَا أَنَا بِرَاعِي غَنَمٍ يَسُوقُ غَنَمَهُ إِلَى الصَّخْرَةِ يُرِيدُ مِنْهَا الَّذِي أَرَدْنَا، فَسَأَلْتُهُ فَقُلْتُ لَهُ: لِمَنْ أَنْتَ يَا غُلاَمُ؟ قَالَ: لِرَجُلٍ مِنْ قُرَيْشٍ سَمَّاهُ فَعَرَفْتُهُ. فَقُلْتُ: هَلْ فِي غَنَمِكَ مِنْ لَبَنٍ؟ قَالَ: نَعَمْ. قُلْتُ: فَهَلْ أَنْتَ حَالِبٌ لَبَنًا؟ قَالَ: نَعَمْ. فَأَمَرْتُهُ فَاعْتَقَلَ شَاةً مِنْ غَنَمِهِ، ثُمَّ أَمَرْتُهُ أَنْ يَنْفُضَ ضَرْعَهَا مِنَ الْغُبَارِ، ثُمَّ أَمَرْتُهُ أَنْ يَنْفُضَ كَفَّيْهِ، فَقَالَ هَكَذَا - ضَرَبَ إِحْدَى كَفَّيْهِ بِالأُخْرَى - فَحَلَبَ لِي كُثْبَةً مِنْ لَبَنٍ، وَقَدْ جَعَلْتُ لِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ إِدَاوَةً عَلَى فَمِهَا خِرْقَةٌ، فَصَبَبْتُ عَلَى اللَّبَنِ حَتَّى بَرَدَ أَسْفَلُهُ، فَانْطَلَقْتُ بِهِ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ فَوَافَقْتُهُ قَدِ اسْتَيْقَظَ، فَقُلْتُ لَهُ: اشْرَبْ يَا رَسُولَ اللَّهِ. فَشَرِبَ حَتَّى رَضِيتُ ثُمَّ قُلْتُ: قَدْ آنَ الرَّحِيلُ يَا رَسُولَ اللَّهِ؟ قَالَ: "بَلَى". فَارْتَحَلْنَا وَالْقَوْمُ يَطْلُبُونَا، فَلَمْ يُدْرِكْنَا أَحَدٌ مِنْهُمْ غَيْرُ سُرَاقَةَ بْنِ مَالِكِ بْنِ جُعْشُمٍ عَلَى فَرَسٍ لَهُ. فَقُلْتُ: هَذَا الطَّلَبُ قَدْ لَحِقَنَا يَا رَسُولَ اللَّهِ. فَقَالَ: "لاَ تَحْزَنْ إِنَّ اللَّهَ مَعَنَا".