Sahihu i Buhariut — Hadithi 3658

Vlerat e sahabëve · Transmetuesi: Abdullah ibn Ebu Mulejke

Shqip

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka rrëfyer Hamad ibn Zejdi, e ky nga Ejubi se Abdullah ibn Ebu Mulejke tregon: “Banorët e Kufës i dërguan një pyetje Ibn Zubejrit për trashëgiminë e gjyshit, e në atë rast ai tha: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë kështu: “Sikur të zgjidhja dikë prej umetit tim për mik të ngushtë, do ta zgjidhja atë (Ebu Bekrin) .” Kështu, në trashëgimi, Ebu Bekri e konsideronte gjyshin sikurse babanë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ بْنُ حَرْبٍ: أَخْبَرَنَا حَمَّادُ بْنُ زَيْدٍ، عَنْ أَيُّوبَ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي مُلَيْكَةَ قَالَ: كَتَبَ أَهْلُ الْكُوفَةِ إِلَى ابْنِ الزُّبَيْرِ فِي الْجَدِّ. فَقَالَ: أَمَّا الَّذِي قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "لَوْ كُنْتُ مُتَّخِذًا مِنْ هَذِهِ الأُمَّةِ خَلِيلاً لاَتَّخَذْتُهُ". أَنْزَلَهُ أَبًا يَعْنِي أَبَا بَكْرٍ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3658