Sahihu i Buhariut — Hadithi 3666

Vlerat e sahabëve · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka treguar Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Humejd ibn Abdurrahman ibn Aufi se Ebu Hurejra ( Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të ketë thënë: “Ai që i dhuron dy lloje pasurish në rrugën e Allahut, thirret nga portat e Xhenetit: “O rob i Allahut, kjo është vepër e mirë!” Kështu, ai që i përkushtohet namazit, thirret nga porta e namazit. Ai që i përkushtohet xhihadit, thirret nga porta e xhihadit. Ai që i përkushtohet dhënies së lëmoshës, thirret nga porta e lëmoshës. Ai që i përkushtohet agjërimit, thirret nga porta e agjërimit ose porta Rejan.” Ebu Bekri tha: “Nuk ka asnjë të keqe nëse dikush thirret nga të gjitha portat. O i Dërguari i Allahut, a thirret ndokush nga të gjitha këto porta?” - “Po, ndërkohë shpresoj që ti të jesh njëri prej tyre, o Ebu Bekër” , - tha Pejgamberi ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: حَدَّثَنَا شُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: أَخْبَرَنِي حُمَيْدُ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ عَوْفٍ، أَنَّ أَبَا هُرَيْرَةَ قَالَ: سَمِعْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ يَقُولُ: "مَنْ أَنْفَقَ زَوْجَيْنِ مِنْ شَىْءٍ مِنَ الأَشْيَاءِ فِي سَبِيلِ اللَّهِ دُعِيَ مِنْ أَبْوَابِ - يَعْنِي: الْجَنَّةَ - يَا عَبْدَ اللَّهِ هَذَا خَيْرٌ، فَمَنْ كَانَ مِنْ أَهْلِ الصَّلاَةِ دُعِيَ مِنْ باب الصَّلاَةِ، وَمَنْ كَانَ مِنْ أَهْلِ الْجِهَادِ دُعِيَ مِنْ باب الْجِهَادِ، وَمَنْ كَانَ مِنْ أَهْلِ الصَّدَقَةِ دُعِيَ مِنْ باب الصَّدَقَةِ، وَمَنْ كَانَ مِنْ أَهْلِ الصِّيَامِ دُعِيَ مِنْ باب الصِّيَامِ، وَبَابِ الرَّيَّانِ". فَقَالَ أَبُو بَكْرٍ: مَا عَلَى هَذَا الَّذِي يُدْعَى مِنْ تِلْكَ الأَبْوَابِ مِنْ ضَرُورَةٍ، وَقَالَ: هَلْ يُدْعَى مِنْهَا كُلِّهَا أَحَدٌ يَا رَسُولَ اللَّهِ؟ فَقَالَ: "نَعَمْ، وَأَرْجُو أَنْ تَكُونَ مِنْهُمْ يَا أَبَا بَكْرٍ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3666