{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/3674",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/3674",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 3674",
  "text": "Muhamed ibn Miskin Ebu Haseni na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Hasani, e këtij i ka treguar Sulejmani, e ky nga Sherik ibn Ebu Nemri, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “(Një ditë) mora abdes në shtëpinë time dhe dola, ndërkohë thashë me vete: “Sot do ta shoqëroj të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe do të jem tërë ditën me të.” Kështu, shkova në xhami dhe pyeta për Pejgamberin ﷺ, por më thanë: “Ka dalë dhe ka shkuar andej.” Ndoqa gjurmët e tij duke pyetur për të, derisa e gjeta se kishte shkuar te pusi Eris. U ula te dera, e cila ishte prej degëve të palmës, derisa i Dërguari i Allahut ﷺ e kreu nevojën e tij dhe mori abdes. Kur vajta tek ai, e gjeta të ulur buzë pusit Eris. Ai i zbuloi kërcinjtë dhe i futi në ujë. Unë i dhashë selam, pastaj u largova dhe u ula te dera duke thënë me vete: “Sot do të jem roja e të Dërguarit të Allahut ﷺ.” Pas pak, erdhi Ebu Bekri dhe e shtyu derën. Unë pyeta: “Kush është?” - Ebu Bekri, - u përgjigj ai. - Prit, - ia ktheva. Pastaj shkova te Pejgamberi ﷺ dhe i thashë: “O i Dërguari i Allahut, Ebu Bekri po kërkon leje.” - “Jepi leje dhe përgëzoje me Xhenet” , - tha ai. U ktheva dhe i thashë Ebu Bekrit: “Hyr! I Dërguari i Allahut ﷺ po të përgëzon me Xhenet.” Ebu Bekri hyri dhe u ul në anën e djathtë të Pejgamberit ﷺ, buzë pusit. Edhe ky, sikur Pejgamberi ﷺ, i zbuloi kërcinjtë dhe i futi në ujë. Unë u ktheva dhe u ula (ku isha më parë), ndërsa kisha lënë vëllanë tim duke marrë abdes, që më pas të më bashkëngjitej. Thosha me vete: “Nëse Allahu ia do të mirën filanit, - duke aluduar në vëllanë e vet, - do t'ia mundësojë të vijë tani.” Papritmas një njeri lëvizi derën. - Kush është? - pyeta. - Omer ibn Hatabi, - u përgjigj ai. - Prit pak, - ia ktheva dhe shkova te Pejgamberi ﷺ, i dhashë selam dhe i thashë: “O i Dërguari i Allahut, Omer ibn Hatabi po kërkon leje të hyjë?” - “Jepi leje dhe përgëzoje me Xhenet” , - tha ai. Kështu, u ktheva dhe i thashë: “Hyr! I Dërguari i Allahut ﷺ po të përgëzon me Xhenet.” Ai hyri dhe u ul në anën e majtë të Pejgamberit ﷺ, buzë pusit, dhe i futi këmbët në ujë. Pastaj u ktheva dhe u ula duke thënë me vete: “Nëse Allahu ia do të mirën filanit, do t'ia mundësojë të vijë tani.” Papritmas dikush e lëvizi derën. - Kush është? - pyeta. - Othman ibn Afani, - u përgjigj ai. - Prit, - i thashë dhe shkova te Pejgamberi ﷺ e i tregova. - “Jepi leje dhe përgëzoje me Xhenet, pas një sprove që do ta godasë”, - tha ai. Shkova dhe i thashë: “Hyr! I Dërguari i Allahut ﷺ po të përgëzon me Xhenet, pas një sprove që do të të godasë.” Ai hyri dhe, meqenëse hapësira buzë pusit ishte mbushur, u ul përballë, në anën tjetër. Sheriku ka thënë: “Seid ibn Musejebi thotë: “Këtë renditje të tyre në të ulur e komentova me pozitën e varreve të tyre.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Vlerat e sahabëve",
    "position": 62,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/62/vlerat-e-sahabeve"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 3674",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Musa Eshariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ مِسْكِينٍ أَبُو الْحَسَنِ: حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ حَسَّانَ: حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ، عَنْ شَرِيكِ بْنِ أَبِي نَمِرٍ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ الْمُسَيَّبِ قَالَ: أَخْبَرَنِي أَبُو مُوسَى الأَشْعَرِيُّ أَنَّهُ تَوَضَّأَ فِي بَيْتِهِ ثُمَّ خَرَجَ، فَقُلْتُ: لأَلْزَمَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ، وَلأَكُونَنَّ مَعَهُ يَوْمِي هَذَا. قَالَ: فَجَاءَ الْمَسْجِدَ، فَسَأَلَ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ فَقَالُوا: خَرَجَ وَوَجَّهَ هَا هُنَا، فَخَرَجْتُ عَلَى إِثْرِهِ أَسْأَلُ عَنْهُ، حَتَّى دَخَلَ بِئْرَ أَرِيسٍ، فَجَلَسْتُ عِنْدَ الْبَابِ، وَبَابُهَا مِنْ جَرِيدٍ حَتَّى قَضَى رَسُولُ اللَّهِ ﷺ حَاجَتَهُ، فَتَوَضَّأَ فَقُمْتُ إِلَيْهِ، فَإِذَا هُوَ جَالِسٌ عَلَى بِئْرِ أَرِيسٍ، وَتَوَسَّطَ قُفَّهَا، وَكَشَفَ عَنْ سَاقَيْهِ وَدَلاَّهُمَا فِي الْبِئْرِ، فَسَلَّمْتُ عَلَيْهِ ثُمَّ انْصَرَفْتُ، فَجَلَسْتُ عِنْدَ الْبَابِ، فَقُلْتُ: لأَكُونَنَّ بَوَّابَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ الْيَوْمَ. فَجَاءَ أَبُو بَكْرٍ فَدَفَعَ الْبَابَ. فَقُلْتُ: مَنْ هَذَا؟ فَقَالَ: أَبُو بَكْرٍ. فَقُلْتُ: عَلَى رِسْلِكَ. ثُمَّ ذَهَبْتُ فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، هَذَا أَبُو بَكْرٍ يَسْتَأْذِنُ. فَقَالَ: \"ائْذَنْ لَهُ وَبَشِّرْهُ بِالْجَنَّةِ\". فَأَقْبَلْتُ حَتَّى قُلْتُ لأَبِي بَكْرٍ: ادْخُلْ، وَرَسُولُ اللَّهِ ﷺ يُبَشِّرُكَ بِالْجَنَّةِ. فَدَخَلَ أَبُو بَكْرٍ فَجَلَسَ عَنْ يَمِينِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ مَعَهُ فِي الْقُفِّ، وَدَلَّى رِجْلَيْهِ فِي الْبِئْرِ، - كَمَا صَنَعَ النَّبِيُّ ﷺ -، وَكَشَفَ عَنْ سَاقَيْهِ، ثُمَّ رَجَعْتُ فَجَلَسْتُ وَقَدْ تَرَكْتُ أَخِي يَتَوَضَّأُ وَيَلْحَقُنِي، فَقُلْتُ إِنْ يُرِدِ اللَّهُ بِفُلاَنٍ خَيْرًا - يُرِيدُ أَخَاهُ - يَأْتِ بِهِ -. فَإِذَا إِنْسَانٌ يُحَرِّكُ الْبَابَ. فَقُلْتُ: مَنْ هَذَا؟ فَقَالَ: عُمَرُ بْنُ الْخَطَّابِ. فَقُلْتُ: عَلَى رِسْلِكَ. ثُمَّ جِئْتُ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَسَلَّمْتُ عَلَيْهِ، فَقُلْتُ: هَذَا عُمَرُ بْنُ الْخَطَّابِ يَسْتَأْذِنُ. فَقَالَ: \"ائْذَنْ لَهُ وَبَشِّرْهُ بِالْجَنَّةِ\". فَجِئْتُ فَقُلْتُ لَهُ: ادْخُلْ وَبَشَّرَكَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بِالْجَنَّةِ. فَدَخَلَ، فَجَلَسَ مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فِي الْقُفِّ عَنْ يَسَارِهِ، وَدَلَّى رِجْلَيْهِ فِي الْبِئْرِ، ثُمَّ رَجَعْتُ فَجَلَسْتُ، فَقُلْتُ: إِنْ يُرِدِ اللَّهُ بِفُلاَنٍ خَيْرًا يَأْتِ بِهِ. فَجَاءَ إِنْسَانٌ يُحَرِّكُ الْبَابَ، فَقُلْتُ: مَنْ هَذَا؟ فَقَالَ: عُثْمَانُ بْنُ عَفَّانَ. فَقُلْتُ: عَلَى رِسْلِكَ. فَجِئْتُ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَأَخْبَرْتُهُ. فَقَالَ: \"ائْذَنْ لَهُ وَبَشِّرْهُ بِالْجَنَّةِ عَلَى بَلْوَى تُصِيبُهُ\". فَجِئْتُهُ فَقُلْتُ لَهُ: ادْخُلْ وَبَشَّرَكَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بِالْجَنَّةِ عَلَى بَلْوَى تُصِيبُكَ. فَدَخَلَ فَوَجَدَ الْقُفَّ قَدْ مُلِئَ، فَجَلَسَ وُجَاهَهُ مِنَ الشِّقِّ الآخَرِ. قَالَ شَرِيكٌ: قَالَ سَعِيدُ بْنُ الْمُسَيَّبِ: فَأَوَّلْتُهَا قُبُورَهُمْ.",
    "albanian": "Muhamed ibn Miskin Ebu Haseni na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Hasani, e këtij i ka treguar Sulejmani, e ky nga Sherik ibn Ebu Nemri, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “(Një ditë) mora abdes në shtëpinë time dhe dola, ndërkohë thashë me vete: “Sot do ta shoqëroj të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe do të jem tërë ditën me të.” Kështu, shkova në xhami dhe pyeta për Pejgamberin ﷺ, por më thanë: “Ka dalë dhe ka shkuar andej.” Ndoqa gjurmët e tij duke pyetur për të, derisa e gjeta se kishte shkuar te pusi Eris. U ula te dera, e cila ishte prej degëve të palmës, derisa i Dërguari i Allahut ﷺ e kreu nevojën e tij dhe mori abdes. Kur vajta tek ai, e gjeta të ulur buzë pusit Eris. Ai i zbuloi kërcinjtë dhe i futi në ujë. Unë i dhashë selam, pastaj u largova dhe u ula te dera duke thënë me vete: “Sot do të jem roja e të Dërguarit të Allahut ﷺ.” Pas pak, erdhi Ebu Bekri dhe e shtyu derën. Unë pyeta: “Kush është?” - Ebu Bekri, - u përgjigj ai. - Prit, - ia ktheva. Pastaj shkova te Pejgamberi ﷺ dhe i thashë: “O i Dërguari i Allahut, Ebu Bekri po kërkon leje.” - “Jepi leje dhe përgëzoje me Xhenet” , - tha ai. U ktheva dhe i thashë Ebu Bekrit: “Hyr! I Dërguari i Allahut ﷺ po të përgëzon me Xhenet.” Ebu Bekri hyri dhe u ul në anën e djathtë të Pejgamberit ﷺ, buzë pusit. Edhe ky, sikur Pejgamberi ﷺ, i zbuloi kërcinjtë dhe i futi në ujë. Unë u ktheva dhe u ula (ku isha më parë), ndërsa kisha lënë vëllanë tim duke marrë abdes, që më pas të më bashkëngjitej. Thosha me vete: “Nëse Allahu ia do të mirën filanit, - duke aluduar në vëllanë e vet, - do t'ia mundësojë të vijë tani.” Papritmas një njeri lëvizi derën. - Kush është? - pyeta. - Omer ibn Hatabi, - u përgjigj ai. - Prit pak, - ia ktheva dhe shkova te Pejgamberi ﷺ, i dhashë selam dhe i thashë: “O i Dërguari i Allahut, Omer ibn Hatabi po kërkon leje të hyjë?” - “Jepi leje dhe përgëzoje me Xhenet” , - tha ai. Kështu, u ktheva dhe i thashë: “Hyr! I Dërguari i Allahut ﷺ po të përgëzon me Xhenet.” Ai hyri dhe u ul në anën e majtë të Pejgamberit ﷺ, buzë pusit, dhe i futi këmbët në ujë. Pastaj u ktheva dhe u ula duke thënë me vete: “Nëse Allahu ia do të mirën filanit, do t'ia mundësojë të vijë tani.” Papritmas dikush e lëvizi derën. - Kush është? - pyeta. - Othman ibn Afani, - u përgjigj ai. - Prit, - i thashë dhe shkova te Pejgamberi ﷺ e i tregova. - “Jepi leje dhe përgëzoje me Xhenet, pas një sprove që do ta godasë”, - tha ai. Shkova dhe i thashë: “Hyr! I Dërguari i Allahut ﷺ po të përgëzon me Xhenet, pas një sprove që do të të godasë.” Ai hyri dhe, meqenëse hapësira buzë pusit ishte mbushur, u ul përballë, në anën tjetër. Sheriku ka thënë: “Seid ibn Musejebi thotë: “Këtë renditje të tyre në të ulur e komentova me pozitën e varreve të tyre.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3674.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3674.json"
  }
}