Sahihu i Buhariut — Hadithi 3675

Vlerat e sahabëve · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Seidi, e ky nga Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ, Ebu Bekri, Omeri dhe Othmani u ngjitën në malin Uhud, i cili filloi të dridhej. Atëherë, Pejgamberi ﷺ i tha: “Qetësohu, o Uhud, sepse sipër teje janë një pejgamber, një i sinqertë dhe dy shehidë.”

Arabisht

حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا يَحْيَى، عَنْ سَعِيدٍ، عَنْ قَتَادَةَ: أَنَّ أَنَسَ بْنَ مَالِكٍ - رضى الله عنه - حَدَّثَهُمْ: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ صَعِدَ أُحُدًا وَأَبُو بَكْرٍ وَعُمَرُ وَعُثْمَانُ فَرَجَفَ بِهِمْ فَقَالَ: "اثْبُتْ أُحُدُ فَإِنَّمَا عَلَيْكَ نَبِيٌّ وَصِدِّيقٌ وَشَهِيدَانِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3675