Sahihu i Buhariut — Hadithi 3679

Vlerat e sahabëve · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Haxhaxh ibn Minhali na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz Maxhishuni, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Munkediri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Pashë në ëndërr se hyra në Xhenet, kur ja, në të ishte Rumejsa, gruaja e Ebu Talhait. Pastaj dëgjova një zë të lehtë dhe pyeta: “Kush është ky?” M ë thanë: “ Ky është Bilali.” Tutje pashë një pallat, në oborrin e të cilit qëndronte një vashë e re, dhe pyeta: “I kujt është ky (pallat) ?” Më thanë: “I Omerit.” Doja të hyja brenda, që ta shihja, por m'u kujtua xhelozia jote (o Omer) .” Omeri tha: “Kurban t'u bëfsha me babë e nënë, o i Dërguari i Allahut. Si mund të kem xhelozi ndaj teje?”

Arabisht

حَدَّثَنَا حَجَّاجُ بْنُ مِنْهَالٍ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ الْمَاجِشُونُ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ الْمُنْكَدِرِ، عَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنهما - قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "رَأَيْتُنِي دَخَلْتُ الْجَنَّةَ، فَإِذَا أَنَا بِالرُّمَيْصَاءِ امْرَأَةِ أَبِي طَلْحَةَ وَسَمِعْتُ خَشَفَةً، فَقُلْتُ: مَنْ هَذَا؟ فَقَالَ: هَذَا بِلاَلٌ. وَرَأَيْتُ قَصْرًا بِفِنَائِهِ جَارِيَةٌ، فَقُلْتُ: لِمَنْ هَذَا؟ فَقَالَ: لِعُمَرَ. فَأَرَدْتُ أَنْ أَدْخُلَهُ فَأَنْظُرَ إِلَيْهِ، فَذَكَرْتُ غَيْرَتَكَ". فَقَالَ عُمَرُ: بِأُمِّي وَأَبِي يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَعَلَيْكَ أَغَارُ؟

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3679