Sahihu i Buhariut — Hadithi 3681

Vlerat e sahabëve · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Muhamed ibn Salt Ebu Xhafer Kufiu më ka thënë: Na ka treguar Ibn Mubareku, e ky nga Junusi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Hamzai se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Teksa isha në gjumë, (në ëndërr) aq shumë piva, - kishte për qëllim qumësht, - saqë e pashë të rrjedhë prej thoit tim, - ose ka thënë: prej thonjve të mi. - Pastaj, pjesën e mbetur ia dhashë Omerit.” I thanë: “Si e komenton këtë, o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “Është dituria .”

Arabisht

حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ الصَّلْتِ أَبُو جَعْفَرٍ الْكُوفِيُّ: حَدَّثَنَا ابْنُ الْمُبَارَكِ، عَنْ يُونُسَ، عَنِ الزُّهْرِيِّ: أَخْبَرَنِي حَمْزَةُ، عَنْ أَبِيهِ، أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: "بَيْنَا أَنَا نَائِمٌ شَرِبْتُ - يَعْنِي اللَّبَنَ ـ حَتَّى أَنْظُرُ إِلَى الرِّيِّ يَجْرِي فِي ظُفُرِي أَوْ فِي أَظْفَارِي، ثُمَّ نَاوَلْتُ عُمَرَ". فَقَالُوا: فَمَا أَوَّلْتَهُ؟ قَالَ: "الْعِلْمَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3681