Sahihu i Buhariut — Hadithi 3696

Vlerat e sahabëve · Transmetuesi: Misver ibn Mahremi

Shqip

Ahmed ibn Shebib ibn Seidi më ka thënë: Na ka treguar babai im, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Urve, e këtij i ka treguar Ubejdullah ibn Adij ibn Hijari se Misver ibn Mahremi dhe Abdurrahman ibn Esved ibn Abdujeguthi i thanë Ubejdullah ibn Adij ibn Hijarit: “Çfarë të pengon t'i flasësh Othmanit për vëllanë e tij (nga nëna), Velidin, sepse njerëzit po flasin shumë për të?” Kur Othmani doli për namaz, unë (Ubejdullahu) shkova dhe i thashë: “Kam një kërkesë për ty, që njëherazi është këshillë për ty.” Othmani tha: “O ti njeri!” - Mameri tha: “Kujtoj se ka thënë: “I kërkoj Allahut të më mbrojë prej teje!” - Kështu, u ktheva dhe shkova te shokët e mi. Më pas erdhi i deleguari i Othmanit dhe më thirri. Kur shkova, Othmani më tha: “Cila ishte këshilla jote?” I thashë: Allahu i Madhëruar e dërgoi Muhamedin ﷺ me të vërtetën dhe ia zbriti Librin. Ndërkaq, ti je prej atyre që i janë përgjigjur Allahut dhe të Dërguarit të Tij ﷺ, ke qenë pjesëmarrës në dy hixhretet, e ke shoqëruar të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe e ke përjetuar udhëzimin e tij, kurse tani njerëzit po flasin shumë për çështjen e Velidit. - A e ke takuar të Dërguarin e Allahut ﷺ? - më pyeti Othmani. - Jo, por dituria e tij ka arritur tek unë, siç ka arritur edhe te shtëpitë e beqareve, - i thashë. - Atëherë; Allahu e dërgoi Muhamedin ﷺ me të vërtetën, e unë isha prej atyre që iu përgjigjën Allahut dhe të Dërguarit të Tij, i besova shpalljes që u dërgua bashkë me të, bëra dy hixhretet, ashtu siç the ti. E shoqërova të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe ia dhashë besën. Betohem në Allahun se as e kundërshtova, as e mashtrova, derisa Allahu ia mori shpirtin. Njësoj veprova edhe me Ebu Bekrin dhe Omerin. Pastaj, më zgjodhën për halif. A nuk kam edhe unë të drejta siç kishin ata? - tha Othmani. - Po, - i thashë. - E çfarë janë këto muhabete që po më vijnë prej jush?! Sa i përket çështjes së Velidit, do ta gjykojmë me drejtësi, inshallah (në dashtë Allahu), - tha Othmani. Më pas, e thirri Aliun dhe e urdhëroi t'ia zbatojë ndëshkimin me kamxhik (Velidit), i cili e zbatoi atë me tetëdhjetë goditje.”

Arabisht

حَدَّثَنِي أَحْمَدُ بْنُ شَبِيبِ بْنِ سَعِيدٍ: حَدَّثَنِي أَبِي، عَنْ يُونُسَ: قَالَ ابْنُ شِهَابٍ: أَخْبَرَنِي عُرْوَةُ، أَنَّ عُبَيْدَ اللَّهِ بْنَ عَدِيِّ بْنِ الْخِيَارِ: أَخْبَرَهُ: أَنَّ الْمِسْوَرَ بْنَ مَخْرَمَةَ وَعَبْدَ الرَّحْمَنِ بْنَ الأَسْوَدِ بْنِ عَبْدِ يَغُوثَ قَالاَ: مَا يَمْنَعُكَ أَنْ تُكَلِّمَ عُثْمَانَ لِأَخِيهِ الْوَلِيدِ فَقَدْ أَكْثَرَ النَّاسُ فِيهِ؟ فَقَصَدْتُ لِعُثْمَانَ حَتَّى خَرَجَ إِلَى الصَّلاَةِ، قُلْتُ: إِنَّ لِي إِلَيْكَ حَاجَةً، وَهِيَ نَصِيحَةٌ لَكَ. قَالَ: يَا أَيُّهَا الْمَرْءُ، مِنْكَ - قَالَ مَعْمَرٌ: أُرَاهُ قَالَ: أَعُوذُ بِاللَّهِ مِنْكَ -. فَانْصَرَفْتُ، فَرَجَعْتُ إِلَيْهِمْ إِذْ جَاءَ رَسُولُ عُثْمَانَ فَأَتَيْتُهُ، فَقَالَ: مَا نَصِيحَتُكَ؟ فَقُلْتُ: إِنَّ اللَّهَ سُبْحَانَهُ بَعَثَ مُحَمَّدًا ﷺ بِالْحَقِّ، وَأَنْزَلَ عَلَيْهِ الْكِتَابَ، وَكُنْتَ مِمَّنِ اسْتَجَابَ لِلَّهِ وَلِرَسُولِهِ، فَهَاجَرْتَ الْهِجْرَتَيْنِ، وَصَحِبْتَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ وَرَأَيْتَ هَدْيَهُ، وَقَدْ أَكْثَرَ النَّاسُ فِي شَأْنِ الْوَلِيدِ. قَالَ: أَدْرَكْتَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ؟ قُلْتُ: لاَ وَلَكِنْ خَلَصَ إِلَىَّ مِنْ عِلْمِهِ مَا يَخْلُصُ إِلَى الْعَذْرَاءِ فِي سِتْرِهَا. قَالَ: أَمَّا بَعْدُ، فَإِنَّ اللَّهَ بَعَثَ مُحَمَّدًا ﷺ بِالْحَقِّ، فَكُنْتُ مِمَّنِ اسْتَجَابَ لِلَّهِ وَلِرَسُولِهِ وَآمَنْتُ بِمَا بُعِثَ بِهِ، وَهَاجَرْتُ الْهِجْرَتَيْنِ كَمَا قُلْتَ، وَصَحِبْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ وَبَايَعْتُهُ، فَوَاللَّهِ مَا عَصَيْتُهُ وَلاَ غَشَشْتُهُ حَتَّى تَوَفَّاهُ اللَّهُ، ثُمَّ أَبُو بَكْرٍ مِثْلُهُ، ثُمَّ عُمَرُ مِثْلُهُ، ثُمَّ اسْتُخْلِفْتُ، أَفَلَيْسَ لِي مِنَ الْحَقِّ مِثْلُ الَّذِي لَهُمْ؟ قُلْتُ: بَلَى. قَالَ: فَمَا هَذِهِ الأَحَادِيثُ الَّتِي تَبْلُغُنِي عَنْكُمْ؟ أَمَّا مَا ذَكَرْتَ مِنْ شَأْنِ الْوَلِيدِ، فَسَنَأْخُذُ فِيهِ بِالْحَقِّ إِنْ شَاءَ اللَّهُ. ثُمَّ دَعَا عَلِيًّا فَأَمَرَهُ أَنْ يَجْلِدَهُ فَجَلَدَهُ ثَمَانِينَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3696