{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/3699",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/3699",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 3699",
  "text": "Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane se Othman ibn Mevhebi ka thënë: “Një njeri nga Egjipti vajti në haxh, ku pa disa njerëz ulur dhe pyeti: “Cilët janë këta njerëz?” - Kurejshët, - i tha dikush. - Kush është më i madhi prej tyre? - pyeti sërish. - Abdullah ibn Omeri, - iu përgjigjën. Atëherë thirri: “O Ibn Omer, do të të pyes diçka, andaj më trego: “A e di se Othmani ka ikur ditën e Uhudit?” - Po, - tha Ibn Omeri. - A e di se ai mungoi ditën e Bedrit dhe nuk mori pjesë në betejë? - pyeti ai. - Po, - iu përgjigj Ibn Omeri. - A e di se ai mungoi në besatimin e Ridvanit (Hudejbijes) dhe nuk ishte pjesmarrës? - Po. - Allahu ekber! - thirri pyetësi. - Eja të t'i shpjegoj këto, - i tha Ibn Omeri. - Sa i përket ikjes së tij ditën e Uhudit, unë dëshmoj se Allahu ia ka falur dhe ia ka mbuluar atë. Ndërkaq, ditën e Bedrit mungoi se ishte i martuar me të bijën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, e cila ishte e sëmurë rëndë. I Dërguari i Allahut ﷺ i kishte thënë (Othmanit): “Ty të takon shpërblimi dhe plaçka e një pjesëmarrësi në Bedër.” Sa i përket mungesës në besatimin e Ridvanit, sikur të ishte ndokush më meritor se Othmani, në gjithë Luginën e Mekës, atëherë Pejgamberi ﷺ do ta dërgonte atë. Por, i Dërguari i Allahut ﷺ e dërgoi Othmanin. Ndërkohë, besatimi i Ridvanit ndodhi pas shkuarjes së Othmanit në Mekë (për të negociuar). I Dërguari i Allahut ﷺ, duke treguar dorën e tij të djathtë, tha: “Kjo është dora e Othmanit” , pastaj e shtrëngoi me dorën tjetër dhe tha: “Kjo është për Othmanin.” Merre këtë (përgjigje) me vete dhe shko tash, - i tha Ibn Omeri.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Vlerat e sahabëve",
    "position": 62,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/62/vlerat-e-sahabeve"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 3699",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Omeri"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا أَبُو عَوَانَةَ: حَدَّثَنَا عُثْمَانُ - هُوَ ابْنُ مَوْهَبٍ - قَالَ: جَاءَ رَجُلٌ مَنْ أَهْلِ مِصْرَ وَحَجَّ الْبَيْتَ فَرَأَى قَوْمًا جُلُوسًا، فَقَالَ: مَنْ هَؤُلاَءِ الْقَوْمُ؟ قَالَ: هَؤُلاَءِ قُرَيْشٌ. قَالَ: فَمَنِ الشَّيْخُ فِيهِمْ؟ قَالُوا: عَبْدُ اللَّهِ بْنُ عُمَرَ. قَالَ: يَا ابْنَ عُمَرَ إِنِّي سَائِلُكَ عَنْ شَىْءٍ فَحَدِّثْنِي هَلْ تَعْلَمُ أَنَّ عُثْمَانَ فَرَّ يَوْمَ أُحُدٍ؟ قَالَ: نَعَمْ. قَالَ: تَعْلَمُ أَنَّهُ تَغَيَّبَ عَنْ بَدْرٍ وَلَمْ يَشْهَدْ؟ قَالَ: نَعَمْ. قَالَ الرجل: هَلْ تَعْلَمُ أَنَّهُ تَغَيَّبَ عَنْ بَيْعَةِ الرُّضْوَانِ فَلَمْ يَشْهَدْهَا؟ قَالَ: نَعَمْ. قَالَ: اللَّهُ أَكْبَرُ. قَالَ ابْنُ عُمَرَ: تَعَالَ أُبَيِّنْ لَكَ أَمَّا فِرَارُهُ يَوْمَ أُحُدٍ فَأَشْهَدُ أَنَّ اللَّهَ عَفَا عَنْهُ وَغَفَرَ لَهُ، وَأَمَّا تَغَيُّبُهُ عَنْ بَدْرٍ، فَإِنَّهُ كَانَتْ تَحْتَهُ بِنْتُ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ وَكَانَتْ مَرِيضَةً، فَقَالَ لَهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"إِنَّ لَكَ أَجْرَ رَجُلٍ مِمَّنْ شَهِدَ بَدْرًا وَسَهْمَهُ\". وَأَمَّا تَغَيُّبُهُ عَنْ بَيْعَةِ الرُّضْوَانِ فَلَوْ كَانَ أَحَدٌ أَعَزَّ بِبَطْنِ مَكَّةَ مِنْ عُثْمَانَ لَبَعَثَهُ مَكَانَهُ فَبَعَثَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ عُثْمَانَ وَكَانَتْ بَيْعَةُ الرُّضْوَانِ بَعْدَ مَا ذَهَبَ عُثْمَانُ إِلَى مَكَّةَ، فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بِيَدِهِ الْيُمْنَى: \"هَذِهِ يَدُ عُثْمَانَ\". فَضَرَبَ بِهَا عَلَى يَدِهِ، فَقَالَ: \"هَذِهِ لِعُثْمَانَ\". فَقَالَ لَهُ ابْنُ عُمَرَ: اذْهَبْ بِهَا الآنَ مَعَكَ.",
    "albanian": "Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane se Othman ibn Mevhebi ka thënë: “Një njeri nga Egjipti vajti në haxh, ku pa disa njerëz ulur dhe pyeti: “Cilët janë këta njerëz?” - Kurejshët, - i tha dikush. - Kush është më i madhi prej tyre? - pyeti sërish. - Abdullah ibn Omeri, - iu përgjigjën. Atëherë thirri: “O Ibn Omer, do të të pyes diçka, andaj më trego: “A e di se Othmani ka ikur ditën e Uhudit?” - Po, - tha Ibn Omeri. - A e di se ai mungoi ditën e Bedrit dhe nuk mori pjesë në betejë? - pyeti ai. - Po, - iu përgjigj Ibn Omeri. - A e di se ai mungoi në besatimin e Ridvanit (Hudejbijes) dhe nuk ishte pjesmarrës? - Po. - Allahu ekber! - thirri pyetësi. - Eja të t'i shpjegoj këto, - i tha Ibn Omeri. - Sa i përket ikjes së tij ditën e Uhudit, unë dëshmoj se Allahu ia ka falur dhe ia ka mbuluar atë. Ndërkaq, ditën e Bedrit mungoi se ishte i martuar me të bijën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, e cila ishte e sëmurë rëndë. I Dërguari i Allahut ﷺ i kishte thënë (Othmanit): “Ty të takon shpërblimi dhe plaçka e një pjesëmarrësi në Bedër.” Sa i përket mungesës në besatimin e Ridvanit, sikur të ishte ndokush më meritor se Othmani, në gjithë Luginën e Mekës, atëherë Pejgamberi ﷺ do ta dërgonte atë. Por, i Dërguari i Allahut ﷺ e dërgoi Othmanin. Ndërkohë, besatimi i Ridvanit ndodhi pas shkuarjes së Othmanit në Mekë (për të negociuar). I Dërguari i Allahut ﷺ, duke treguar dorën e tij të djathtë, tha: “Kjo është dora e Othmanit” , pastaj e shtrëngoi me dorën tjetër dhe tha: “Kjo është për Othmanin.” Merre këtë (përgjigje) me vete dhe shko tash, - i tha Ibn Omeri.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3699.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3699.json"
  }
}