{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/3701",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/3701",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 3701",
  "text": "Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Abdulazizi, e ky nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ (ditën e Hajberit) ka thënë: “Nesër do t'i jap flamurin një njeriu, në duart e të cilit Allahu do ta mundësojë çlirimin.” Kështu, të gjithë njerëzit e kaluan natën duke u hamendur se kujt do t'i jepej (flamuri). E, kur u gdhinë, shkuan tek i Dërguari i Allahut ﷺ, ndërkohë secili shpresonte se do t'i jepej atij. Pejgamberi ﷺ pyeti: “Ku është Ali ibn Ebu Talibi?” Dikush tha: “Po ankohet për sytë, o i Dërguari i Allahut.” - \"Thirreni dhe silleni tek unë”, - tha Pejgamberi ﷺ. Kur erdhi Aliu, Pejgamberi ﷺ pështyu në sytë e tij, u lut për të, e ai u shërua menjëherë, sikur të mos kishte pasur dhimbje fare dhe Pejgamberi ﷺ ia dha flamurin. Aliu tha: “O i Dërguari i Allahut, do t'i luftoj derisa të bëhen sikurse ne (muslimanë).” Por, Pejgamberi ﷺ i tha: “Mos vepro asgjë pa shkuar në mesin e tyre e t'i ftosh në Islam dhe t'u tregosh çfarë obligimi kanë kundrejt Allahut në Islam. Kjo, se, për Allahun, që Allahu të udhëzojë një njeri nëpërmjet teje është më e mirë për ty sesa të posedosh devetë e kuqe (lloji më i çmueshëm i deveve) .”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Vlerat e sahabëve",
    "position": 62,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/62/vlerat-e-sahabeve"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 3701",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Sehël ibn Sad Saidiu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ، عَنْ أَبِي حَازِمٍ، عَنْ سَهْلِ بْنِ سَعْدٍ - رضى الله عنه -: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: \"لأُعْطِيَنَّ الرَّايَةَ غَدًا رَجُلاً يَفْتَحُ اللَّهُ عَلَى يَدَيْهِ\". قَالَ: فَبَاتَ النَّاسُ يَدُوكُونَ لَيْلَتَهُمْ أَيُّهُمْ يُعْطَاهَا فَلَمَّا أَصْبَحَ النَّاسُ، غَدَوْا عَلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ كُلُّهُمْ يَرْجُو أَنْ يُعْطَاهَا. فَقَالَ: \"أَيْنَ عَلِيُّ بْنُ أَبِي طَالِبٍ؟\" فَقَالُوا: يَشْتَكِي عَيْنَيْهِ يَا رَسُولَ اللَّهِ. قَالَ: \"فَأَرْسِلُوا إِلَيْهِ فَأْتُونِي بِهِ\". فَلَمَّا جَاءَ بَصَقَ فِي عَيْنَيْهِ، وَدَعَا لَهُ، فَبَرَأَ حَتَّى كَأَنْ لَمْ يَكُنْ بِهِ وَجَعٌ، فَأَعْطَاهُ الرَّايَةَ. فَقَالَ عَلِيٌّ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أُقَاتِلُهُمْ حَتَّى يَكُونُوا مِثْلَنَا؟ فَقَالَ: \"انْفُذْ عَلَى رِسْلِكَ حَتَّى تَنْزِلَ بِسَاحَتِهِمْ، ثُمَّ ادْعُهُمْ إِلَى الإِسْلاَمِ، وَأَخْبِرْهُمْ بِمَا يَجِبُ عَلَيْهِمْ مِنْ حَقِّ اللَّهِ فِيهِ، فَوَاللَّهِ لِأَنْ يَهْدِيَ اللَّهُ بِكَ رَجُلاً وَاحِدًا خَيْرٌ لَكَ مِنْ أَنْ يَكُونَ لَكَ حُمْرُ النَّعَمِ\".",
    "albanian": "Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Abdulazizi, e ky nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ (ditën e Hajberit) ka thënë: “Nesër do t'i jap flamurin një njeriu, në duart e të cilit Allahu do ta mundësojë çlirimin.” Kështu, të gjithë njerëzit e kaluan natën duke u hamendur se kujt do t'i jepej (flamuri). E, kur u gdhinë, shkuan tek i Dërguari i Allahut ﷺ, ndërkohë secili shpresonte se do t'i jepej atij. Pejgamberi ﷺ pyeti: “Ku është Ali ibn Ebu Talibi?” Dikush tha: “Po ankohet për sytë, o i Dërguari i Allahut.” - \"Thirreni dhe silleni tek unë”, - tha Pejgamberi ﷺ. Kur erdhi Aliu, Pejgamberi ﷺ pështyu në sytë e tij, u lut për të, e ai u shërua menjëherë, sikur të mos kishte pasur dhimbje fare dhe Pejgamberi ﷺ ia dha flamurin. Aliu tha: “O i Dërguari i Allahut, do t'i luftoj derisa të bëhen sikurse ne (muslimanë).” Por, Pejgamberi ﷺ i tha: “Mos vepro asgjë pa shkuar në mesin e tyre e t'i ftosh në Islam dhe t'u tregosh çfarë obligimi kanë kundrejt Allahut në Islam. Kjo, se, për Allahun, që Allahu të udhëzojë një njeri nëpërmjet teje është më e mirë për ty sesa të posedosh devetë e kuqe (lloji më i çmueshëm i deveve) .”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3701.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3701.json"
  }
}