Sahihu i Buhariut — Hadithi 3702

Vlerat e sahabëve · Transmetuesi: Seleme ibn Ekvai

Shqip

Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Hatimi, e ky nga Jezid ibn Ebu Ubejdi se Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, ditën e Hajberit, Aliu mbeti mbrapa Pejgamberit ﷺ, për shkak të dhimbjes së syve që i ishte shfaqur, dhe tha: “Unë të rri mbrapa, e të mos i bashkëngjitem Pejgamberit ﷺ?” Kështu, shkoi dhe iu bashkëngjit atij. Një natë para se Allahu ta çlirojë Hajberin, Pejgamberi ﷺ tha: “Nesër do t'i jap, - ose ka thënë: do ta marrë, - flamurin një burrë që e do Allahu dhe i Dërguari i Tij ﷺ, - ose ka thënë: një burrë që e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ, - në dorën e të cilit Allahu do të çlirojë Hajberin.” Dhe ja, mbërriti Aliu, edhe pse askush nuk priste që ai të vinte. Njerëzit thanë: “Erdhi Aliu! Kështu, Pejgamberi ﷺ ia dha flamurin Aliut, në dorën e të cilit, Allahu e çliroi Hajberin.”

Arabisht

حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ: حَدَّثَنَا حَاتِمٌ، عَنْ يَزِيدَ بْنِ أَبِي عُبَيْدٍ، عَنْ سَلَمَةَ قَالَ: كَانَ عَلِيٌّ قَدْ تَخَلَّفَ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ فِي خَيْبَرَ وَكَانَ بِهِ رَمَدٌ فَقَالَ: أَنَا أَتَخَلَّفُ عَنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ؟ فَخَرَجَ عَلِيٌّ فَلَحِقَ بِالنَّبِيِّ ﷺ، فَلَمَّا كَانَ مَسَاءُ اللَّيْلَةِ الَّتِي فَتَحَهَا اللَّهُ فِي صَبَاحِهَا، قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "لَأُعْطِيَنَّ الرَّايَةَ - أَوْ لَيَأْخُذَنَّ الرَّايَةَ - غَدًا رَجُلاً يُحِبُّهُ اللَّهُ وَرَسُولُهُ ـ أَوْ قَالَ: يُحِبُّ اللَّهَ وَرَسُولَهُ - يَفْتَحُ اللَّهُ عَلَيْهِ". فَإِذَا نَحْنُ بِعَلِيٍّ وَمَا نَرْجُوهُ، فَقَالُوا: هَذَا عَلِيٌّ. فَأَعْطَاهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَفَتَحَ اللَّهُ عَلَيْهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3702