Sahihu i Buhariut — Hadithi 3715

Vlerat e sahabëve · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Jahja ibn Kazeja na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga babai i tij, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa Pejgamberi ﷺ ishte në sëmundjen e vdekjes, e thirri të bijën e tij, Fatimen, dhe i tregoi diçka fshehurazi, gjë që e bëri të qajë. Pastaj e thirri për së dyti dhe sërish i tha diçka fshehurazi, sakaq ajo qeshi. Kështu, vendosa ta pyes Fatimen për këtë gjë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ قَزَعَةَ: حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ سَعْدٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عُرْوَةَ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: دَعَا النَّبِيُّ ﷺ فَاطِمَةَ ابْنَتَهُ فِي شَكْوَاهُ الَّذِي قُبِضَ فِيهَا، فَسَارَّهَا بِشَىْءٍ فَبَكَتْ، ثُمَّ دَعَاهَا فَسَارَّهَا فَضَحِكَتْ، قَالَتْ: فَسَأَلْتُهَا عَنْ ذَلِكَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3715