Sahihu i Buhariut — Hadithi 3721

Vlerat e sahabëve · Transmetuesi: Urve ibn Zubejri

Shqip

Ali ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Mubareku, e këtij i ka rrëfyer i biri i Urves, Hishami, se babai i tij Urve ibn Zubejri tregon: “Në ditën e Jermukut, shokët e Pejgamberit ﷺ i thanë Zubejrit: “A po i sulmon armiqtë, që të sulmojmë edhe ne me ty?” Atëherë ai ua mësyu atyre, e ata e goditën dy herë në qafë. Në mes këtyre dy goditjeve kishte edhe një tjetër, të cilën e kishte marrë ditën e Bedrit. Urve thoshte: “Kur isha i vogël, duke luajtur i fusja gishtat e mi në këto gjurmë (plagë) të goditjeve.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ حَفْصٍ: حَدَّثَنَا ابْنُ الْمُبَارَكِ: أَخْبَرَنَا هِشَامُ بْنُ عُرْوَةَ، عَنْ أَبِيهِ: أَنَّ أَصْحَابَ النَّبِيِّ ﷺ قَالُوا لِلزُّبَيْرِ يَوْمَ الْيَرْمُوكِ: أَلاَ تَشُدُّ فَنَشُدَّ مَعَكَ؟ فَحَمَلَ عَلَيْهِمْ، فَضَرَبُوهُ ضَرْبَتَيْنِ عَلَى عَاتِقِهِ، بَيْنَهُمَا ضَرْبَةٌ ضُرِبَهَا يَوْمَ بَدْرٍ. قَالَ عُرْوَةُ: فَكُنْتُ أُدْخِلُ أَصَابِعِي فِي تِلْكَ الضَّرَبَاتِ أَلْعَبُ وَأَنَا صَغِيرٌ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3721