Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Ali ibn Husejni se Misver ibn Mahremi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me të dëgjuar Fatimja se Aliu e kërkoi vajzën e Ebu Xhehlit, vajti tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: “Populli yt pretendojnë se ti nuk hidhërohesh për vajzat e tua, kurse Aliu do të martohet me vajzën e Ebu Xhehlit.” Pejgamberi ﷺ u ngrit dhe, pasi e falënderoi Allahun, tha: “E, më pas; Ebu As ibn Rabiut ia martova vajzën time, i cili, sa herë që ka biseduar me mua, është treguar i sinqertë. Porse, Fatimja është pjesë imja dhe kam frikë se kjo gjë do ta dëmtojë. Betohem në Allahun se kurrsesi nuk bashkohet bija e të Dërguarit të Allahut ﷺ me bijën e armikut të Allahut te një bashkëshort.” Atëherë Aliu e la fejesën. Muhamed ibn Amër ibn Halhale shton nga Ibn Shihabi, e ky nga Aliu, e ky nga Misveri: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke përmendur një dhëndër të tij nga fisi benu abdushems, të cilin e lavdëroi shumë në raportet e tyre miqësore dhe tha: “Kur më ka folur, është treguar i sinqertë dhe, kur më ka premtuar, e ka realizuar.”
حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: حَدَّثَنِي عَلِيُّ بْنُ حُسَيْنٍ، أَنَّ الْمِسْوَرَ بْنَ مَخْرَمَةَ قَالَ: إِنَّ عَلِيًّا خَطَبَ بِنْتَ أَبِي جَهْلٍ، فَسَمِعَتْ بِذَلِكَ، فَاطِمَةُ، فَأَتَتْ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَقَالَتْ: يَزْعُمُ قَوْمُكَ أَنَّكَ لاَ تَغْضَبُ لِبَنَاتِكَ، هَذَا عَلِيٌّ نَاكِحٌ بِنْتَ أَبِي جَهْلٍ، فَقَامَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَسَمِعْتُهُ حِينَ تَشَهَّدَ يَقُولُ: "أَمَّا بَعْدُ، فَإِنِّي أَنْكَحْتُ أَبَا الْعَاصِ بْنَ الرَّبِيعِ، فَحَدَّثَنِي وَصَدَقَنِي، وَإِنَّ فَاطِمَةَ بَضْعَةٌ مِنِّي، وَإِنِّي أَكْرَهُ أَنْ يَسُوءَهَا، وَاللَّهِ لاَ تَجْتَمِعُ بِنْتُ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ وَبِنْتُ عَدُوِّ اللَّهِ عِنْدَ رَجُلٍ وَاحِدٍ". فَتَرَكَ عَلِيٌّ الْخِطْبَةَ. وَزَادَ مُحَمَّدُ بْنُ عَمْرِو بْنِ حَلْحَلَةَ عَنِ ابْنِ شِهَابٍ عَنْ عَلِيٍّ عَنْ مِسْوَرٍ: سَمِعْتُ النَّبِيَّ ﷺ وَذَكَرَ صِهْرًا لَهُ مِنْ بَنِي عَبْدِ شَمْسٍ فَأَثْنَى عَلَيْهِ فِي مُصَاهَرَتِهِ إِيَّاهُ فَأَحْسَنَ قَالَ: "حَدَّثَنِي فَصَدَقَنِي، وَوَعَدَنِي فَوَفَى لِي".