Sahihu i Buhariut — Hadithi 3734

Vlerat e sahabëve · Transmetuesi: Abdullah ibn Dinari

Shqip

Hasen ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Ebu Abadi, gjegjësisht Jahja ibn Abadi, e këtij i ka treguar Maxhishuni se Abdullah ibn Dinari tregon: “Një ditë, Ibn Omeri, duke qenë në xhami, pa një njeri në një skaj të xhamisë, i cili e tërhiqte rrobën zvarrë. Ibn Omeri pyeti: “Shiko kush është ky. Ah, të ishte afër meje (që ta këshilloj)!” - A nuk po e njeh këtë, o Ebu Abdurrahman? Ky është Muhamed ibn Usame, - i tha dikush. Ibn Omeri e uli kokën dhe e goditi tokën me duar, pastaj tha: “Sikur ta shihte i Dërguari i Allahut ﷺ, do ta donte atë.”

Arabisht

حَدَّثَنِي الْحَسَنُ بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَنَا أَبُو عَبَّادٍ، يَحْيَى بْنُ عَبَّادٍ: حَدَّثَنَا الْمَاجِشُونُ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ دِينَارٍ قَالَ: نَظَرَ ابْنُ عُمَرَ يَوْمًا وَهُوَ فِي الْمَسْجِدِ إِلَى رَجُلٍ يَسْحَبُ ثِيَابَهُ فِي نَاحِيَةٍ مِنَ الْمَسْجِدِ فَقَالَ: انْظُرْ مَنْ هَذَا؟ لَيْتَ هَذَا عِنْدِي. قَالَ لَهُ إِنْسَانٌ: أَمَا تَعْرِفُ هَذَا يَا أَبَا عَبْدِ الرَّحْمَنِ؟ هَذَا مُحَمَّدُ بْنُ أُسَامَةَ. قَالَ: فَطَأْطَأَ ابْنُ عُمَرَ رَأْسَهُ، وَنَقَرَ بِيَدَيْهِ فِي الأَرْضِ، ثُمَّ قَالَ: لَوْ رَآهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ لَأَحَبَّهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3734