Sahihu i Buhariut — Hadithi 3737

Vlerat e sahabëve · Transmetuesi: Harmele, i çrobëruari i Usame ibn Zejdit

Shqip

Ebu Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Sulejman ibn Abdurrahmani, e këtij i ka treguar Velidi, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Nemri, e ky nga Zuhriu se Harmele, i çrobëruari i Usame ibn Zejdit, tregon: “Teksa po rrija me Abdullah ibn Omerin, erdhi Haxhaxh ibn Ejmeni, (i cili u fal) por nuk e plotësoi siç duhet rukunë e as sexhden. Ibn Omeri i tha: “Përsërite (namazin).” Kur ai u largua, Ibn Omeri më pyeti: “Kush ishte ky?” - Haxhaxh ibn Ejmeni, i biri i Umu Ejmenit, - i thashë. - Sikur ta shihte i Dërguari i Allahut ﷺ, do ta donte atë, - tha Ibn Omeri. Pastaj përmendi dashurinë ndaj Usames, si dhe ndaj fëmijëve të Umu Ejmenit. Ndërkohë, disa nga shokët e mi më kanë treguar nga Sulejmani se Umu Ejmeni ishte edukatore e Pejgamberit ﷺ.”

Arabisht

قَالَ أَبُو عَبْدِ اللَّهِ: وَحَدَّثَنِي سُلَيْمَانُ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ: حَدَّثَنَا الْوَلِيدُ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنُ نَمِرٍ، عَنِ الزُّهْرِيِّ: حَدَّثَنِي حَرْمَلَةُ، مَوْلَى أُسَامَةَ بْنِ زَيْدٍ: أَنَّهُ بَيْنَمَا هُوَ مَعَ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ إِذْ دَخَلَ الْحَجَّاجُ بْنُ أَيْمَنَ فَلَمْ يُتِمَّ رُكُوعَهُ وَلاَ سُجُودَهُ، فَقَالَ: أَعِدْ. فَلَمَّا وَلَّى قَالَ لِي ابْنُ عُمَرَ: مَنْ هَذَا؟ قُلْتُ: الْحَجَّاجُ بْنُ أَيْمَنَ ابْنِ أُمِّ أَيْمَنَ. فَقَالَ ابْنُ عُمَرَ: لَوْ رَأَى هَذَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ لَأَحَبَّهُ. فَذَكَرَ حُبَّهُ وَمَا وَلَدَتْهُ أُمُّ أَيْمَنَ. قَالَ: وَحَدَّثَنِي بَعْضُ أَصْحَابِي عَنْ سُلَيْمَانَ وَكَانَتْ حَاضِنَةَ النَّبِيِّ ﷺ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3737