{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/3743",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/3743",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 3743",
  "text": "Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Mugire se Ibrahim Nehaiu tregon: “Alkame shkoi në Sham dhe, kur hyri në xhami, tha: “O Allah, më lehtëso një shoqërues të mirë!” Kështu, u ul pranë Ebu Derdait, i cili e pyeti: “Prej nga je?” - Prej Kufes, - iu përgjigj Alkame. - A nuk është te ju ai që i di sekretet e Pejgamberit ﷺ, të cilat nuk i di askush tjetër? - pyeti Ebu Derdai, duke aluduar në Hudhejfën. - Po, - iu përgjigj ai. - A nuk është në mesin tuaj ai që Allahu e ka mbrojtur prej shejtanit, nëpërmjet gjuhës së Pejgamberit ﷺ? - pyeti Ebu Derdai, duke aluduar në Amarin. - Po, - u përgjigj Alkame. - A nuk është te ju bartësi i misvakut, jastëkut dhe fshehtësive (të Pejgamberit ﷺ)? - pyeti sërish Ebu Derdai. - Po, - u përgjigj Alkame. - Si e lexonte Abdullah ibn Mesudi ajetin: “Betohem në natën që me errësirë mbulon gjithësinë! Betohem në ditën që agon!” (Lejl, 1-2) - pyeti Ebu Derdai. - “Betohem në Atë që ka krijuar mashkullin dhe femrën!” (Lejl, 3) - lexoi Alkame. Ebu Derdai vazhdoi: “Këta vazhdimisht më bënë presion, saqë pothuajse më detyruan të braktis atë që e kam dëgjuar prej të Dërguarit të Allahut ﷺ (mënyrën e leximit të këtyre ajeteve).”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Vlerat e sahabëve",
    "position": 62,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/62/vlerat-e-sahabeve"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 3743",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Derdai"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ بْنُ حَرْبٍ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ مُغِيرَةَ، عَنْ إِبْرَاهِيمَ قَالَ: ذَهَبَ عَلْقَمَةُ إِلَى الشَّامِ، فَلَمَّا دَخَلَ الْمَسْجِدَ قَالَ: اللَّهُمَّ يَسِّرْ لِي جَلِيسًا صَالِحًا. فَجَلَسَ إِلَى أَبِي الدَّرْدَاءِ فَقَالَ أَبُو الدَّرْدَاءِ: مِمَّنْ أَنْتَ؟ قَالَ: مِنْ أَهْلِ الْكُوفَةِ؟ قَالَ: أَلَيْسَ فِيكُمْ - أَوْ مِنْكُمْ - صَاحِبُ السِّرِّ الَّذِي لاَ يَعْلَمُهُ غَيْرُهُ يَعْنِي حُذَيْفَةَ؟. قَالَ: قُلْتُ: بَلَى. قَالَ: أَلَيْسَ فِيكُمُ - أَوْ مِنْكُمُ - الَّذِي أَجَارَهُ اللَّهُ عَلَى لِسَانِ نَبِيِّهِ ﷺ؟ يَعْنِي مِنَ الشَّيْطَانِ، يَعْنِي عَمَّارًا. قُلْتُ: بَلَى. قَالَ: أَلَيْسَ فِيكُمْ - أَوْ مِنْكُمْ - صَاحِبُ السِّوَاكِ أَوِ السِّرَارِ؟ قَالَ: بَلَى. قَالَ: كَيْفَ كَانَ عَبْدُ اللَّهِ يَقْرَأُ: ﴿وَاللَّيْلِ إِذَا يَغْشَى * وَالنَّهَارِ إِذَا تَجَلَّى﴾ ؟ قُلْتُ: ﴿وَالذَّكَرِ وَالأُنْثَى﴾ قَالَ: مَا زَالَ بِي هَؤُلاَءِ حَتَّى كَادُوا يَسْتَنْزِلُونِي عَنْ شَىْءٍ سَمِعْتُهُ مِنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ.",
    "albanian": "Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Mugire se Ibrahim Nehaiu tregon: “Alkame shkoi në Sham dhe, kur hyri në xhami, tha: “O Allah, më lehtëso një shoqërues të mirë!” Kështu, u ul pranë Ebu Derdait, i cili e pyeti: “Prej nga je?” - Prej Kufes, - iu përgjigj Alkame. - A nuk është te ju ai që i di sekretet e Pejgamberit ﷺ, të cilat nuk i di askush tjetër? - pyeti Ebu Derdai, duke aluduar në Hudhejfën. - Po, - iu përgjigj ai. - A nuk është në mesin tuaj ai që Allahu e ka mbrojtur prej shejtanit, nëpërmjet gjuhës së Pejgamberit ﷺ? - pyeti Ebu Derdai, duke aluduar në Amarin. - Po, - u përgjigj Alkame. - A nuk është te ju bartësi i misvakut, jastëkut dhe fshehtësive (të Pejgamberit ﷺ)? - pyeti sërish Ebu Derdai. - Po, - u përgjigj Alkame. - Si e lexonte Abdullah ibn Mesudi ajetin: “Betohem në natën që me errësirë mbulon gjithësinë! Betohem në ditën që agon!” (Lejl, 1-2) - pyeti Ebu Derdai. - “Betohem në Atë që ka krijuar mashkullin dhe femrën!” (Lejl, 3) - lexoi Alkame. Ebu Derdai vazhdoi: “Këta vazhdimisht më bënë presion, saqë pothuajse më detyruan të braktis atë që e kam dëgjuar prej të Dërguarit të Allahut ﷺ (mënyrën e leximit të këtyre ajeteve).”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3743.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3743.json"
  }
}